1 Mars, 2022

Ngjashmëri “e frikshme”/ Pasi kanë gjetur sozinë e tij fansat propozojnë një film për presidentin e Ukrainës


Lufta e ashpër që po zhvillohet solli në qendër të vëmendjes presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Ai është bërë viral në rrjetet sociale ku shumë fansa kanë simpatizuar qëndrimin e tij në luftë, madje së fundmi kanë propozuar që të bëhet një film për presidentin ukrainas pasi kanë gjetuar aktorin perfekt që mund ta luajë rolin e tij.

Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Jeremy Renner, i cili ka një ngjashmëri të madhe me presidentin e Ukrainës.

“Zelensky”, filmi i ri biografik me aktor Jeremy Renner.”, shkruan një përdorues i Twitter.

“Jeremy Renner do të fitojë një Oscar duke luajtur rolin e Zelensky… Ata të dy…”, është një tjetër koment nga një fans i Zelensky.

Zelensky dhe Renner kanë ngjashmëri të habitshme me njëri-tjetrin, të dy kanë sy të ngjashëm, flokë të shkurtër kafe dhe një nofull pothuajse identike.

Por nga ana tjetër ka pasur edhe shumë komente krititukese në rrjet për idenë e dhënë nga fansat.

Një përdorues i Twitter-it shkroi se diskutimi për një film ndërsa ukrainasit po vdesin ishte “patetik dhe pa shije”, ndërsa një tjetër e krahasoi trendin me “njerëzit që postojnë në Twitter se cili aktor duhet të luajë një zjarrfikës të 11 shtatorit … ndërsa kullat ende digjen”.

Para se të bëhej president, Zelensky pati një karrierë të suksesshme si aktor komik filmash dhe televizioni. Në njëfarë mënyre, ai madje luajti një version të ardhshëm të tij në serialin “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luajti si një mësues që bëhet më pas president i Ukrainës.

Zelensky është shumë popullor, si në Ukrainë ashtu edhe në mbarë botën. Sipas një sondazhi të kryer nga The Jerusalem Post të dielën, 91 për qind e ukrainasve mbështesin udhëheqjen e Zelensky gjatë krizës.

 

 

© Panoramaplus.al