4 Shtator, 2019

Ngjarje e rëndë, 43-vjeçarja tenton të dalë jashtë shtetit me foshnjën 6 ditëshe të fshehur në valixhe


Një rast i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Aeroportin  Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila.

Një grua është kapur nga policia ndërsa tentonte të largohej nga vendi, me një foshnje 6 ditëshe të fshehur në valixhe.

Autoritetet kanë bërë me dije se 43 vjeçarja nga Amerika ka dëshmuar se është tezja e foshnjës dhe se ka dashur të udhëtojë se bashku me të, por nuk ka mundur të nxjerrë dokumentacionin përkatës, mirë asnjë provë nuk e mbështeste deklaratën e saj.

Policia filipineze ka vënë në pranga 43 vjeçaren ndërsa po punon për sqarimin e ngjarjes, ndërsa për foshnjën po kujdesen autoritet përkatëse.

© Panoramaplus.al