Egli Tako dhe Olsi Bylyku prej disa javësh po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, nga ku kanë ndarë momente të ndryshme me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme, partnerja e aktorit të gumorit zhvilloi një bisedë virtuale në Instastory me ndjekësit e saj për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kishin. Kurioziteti më i madh ishte për marrëdhënien e Takos me Bylykun, prandaj pyetjet rreth çiftit, përfshirë edhe ato pikantet, nuk munguan.

Egli zbuloi se ka tre vite e gjysmë që njihet me Olsin. Më parë, ajo ka treguar se ka qenë një mik i përbashkët që i ka bërë bashkë për herë të parë e që nga ai moment, dyshja nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri.

“Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, ishte pyetja që iu bë Eglit, së cilës ajo iu përgjigj: “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e kam në plan për momentin…”.

Një tjetër ndjekëse e pyeti: “Sa për qind e do Olsin?”. Kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares, prandaj përgjigja e saj ishte kjo: “Aman, ku i gjeni këto pyetje?! Si mund të matet dashuria me përqindje? Apo me njësi matëse? E dua. Mere vendose në peshore këtë fjalën dhe shikoje sa kile bën. Më thuaj dhe mua pastaj se jam kurioze.”

Egli është një vit më e madhe se Olsi në moshë, por dyshja duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme.
E pyetur se cili nga të dy është më xheloz, Egli sqaroi: “Të dy në masën e duhur, për pak lezet. Besimi dhe siguria tek njëri-tjetri është çelësi”.

Ndjekësit kanë vënë re edhe ndryshimin në pamjen fizike të Eglit, e cila brenda disa muajsh arriti të dobësohet. Ata u bënë kuriozë të dinë se çfarë metode ka përdorur Tako për të patur rezultate të tilla.
“Ushqim i shëndetshëm, vrap dhe aktivitet fizik”, zbuloi Egli.


