6 Nëntor, 2022

Nga ‘tekat’ e konkurrentëve të “BBVIP” dhe deri tek Jonida Vokshi/ Alaudin Hamiti zbulon detaje nga spektakli i shumëpritur


Moderatori i njohur Alaudin Hamiti i cili do të jetë nën drejtimin e “Big Brother Vip Kosova” ka zbuluar së fundmi disa detaje nga spektakli i shumëpritur.

Në lidhje me VIP-at, prezantuesi u tregoi se ka pasur shumë kërkesa të ‘çuditshme’ nga banorët të cilët do të jenë pjesë e spektalit.

“Kemi patur pyetje të shumta të cilat ende vazhdojnë në këtë moment kur po e bëjmë këtë intervistë. Kërkesa të çuditshme nuk e di nëse mund të quhen, por kanë kërkuar të ketë piano në shtëpi, xhakuzi dhe palestër ndër të tjera”– zbuloi ai.

Alaudini u shpreh se dëshiron që ky spektakël të sjellë pozitivitet:

“Të përcjellë pozitivitet, rrëfime motivuese por natyrisht edhe pak dramë nuk do t’i bënte keq’’ – u shpreh moderatori.

Krahë mdoreatorit përgjatë nëtëve ‘live’ do të jetë dhe Jonida Vokshi. Përsa i përket prezantueses, Alaudini tregoi se ata kanë kaluar dhe eksperienca të tjera televizive bashkë dhe kanë pasur goxha kimi me njëri-tjetrin.

“Me Jonidën njihemi prej kohësh, kemi patur disa eksperienca televizive së bashku dhe kimia nuk ka munguar, prandaj si bashkëprezantuese nga Shqipëria Jonida ka qenë padiskutim zgjedhja e secilit prej nesh në bord”– tha ai.

© Panoramaplus.al