Aktorja dhe ish-banorja e Big Borther VIP, Olta Gixhari ka folur për herë të parë për rolin e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, një projekt ku luan në krah të Luiz Ejllit.

Gjithashtu Olta nuk shpëtoi pa u pyetur për skenën e shumë komentuar të puthjes me Luiz Ejllin ku aktorja është shprehur se nuk e mban mend sepse është diçka shumë teknike si të bësh një ecje.
Ajo shpjegoi se puthja në film nuk është diçka që mund ta shijosh apo ta ndjesh sepse ka vetëm anë profesionale. Gjithashtu Olta ka treguar se skena e puthjes është përsëritur disa herë pasi dy aktorëve i vinte për të qeshur, apo nuk ishte mirë këndi i dritës.
E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.

