Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj ose ndryshe i njohur si Bushi, ka bërë disa deklarata të forta gjatë një interviste, ku ka folur rreth ngjarjes së bujshme me Alvisa Qarrin, akuzat për mashtrime ndaj Olsa Muhametit dhe Bora Zemanit, gjithashtu dhe hatërmbetja që pati me opinionistin Arjan Konomi.
Gjatë intervistës Hyseni është pyetur rreth skandalit që ka ndodhur disa javë më parë në lidhje me pagat, ku ndër to ka dalë dhe emri i Alvisës e cila dukej se paguhej ende nga biznesi i tij. Por ish-konkurrenti i ka hedhur poshtë këto akuza pasi ato ishin të dhënat e prillit të kaluar dhe u shpreh se kush nuk punon nuk paguhet.
“Nuk është e vërtetë, ajo është paga para një viti, në prillin e vitit të kaluar, kush nuk punon nuk paguhet.”
Hyseni ka bërë disa deklarata të forta për emisonin e “Për’puthen” ku ka akuzuar autoren e programit, Olsa Muhametin dhe prezantuesen, Bora Zemanin për mashtrime ndaj tij. Sipas Bushit ata kanë hedhur shumë baltë dhe akuza mbi të dhe se çdo gjë që shfaqet në atë emision nuk është e vërtetë.
“Nga ajo eksperiencë unë mësova shumë gjëra, në rradhë të parë që asnjë gjë që në shikojmë në televizor nuk është e vërtetë dhe çdo gjë në atë program është një mashtrim. Për autoren e programit dhe prezantuesen kam shumë pakënaqësi sepse niveli i mashtrimit të atyre është shumë shumë i lartë, të paktën kundrejt meje. Hodhën shumë baltë, hodhën shumë akuza mbi mua”.
I pyetur në lidhje me romancën e çiftit Alvisa-Bashkim, ai ka refuzuar të flasë në lidhje me këtë temë.
Skandali që ndodhi midis tij dhe ish të dashurës, Alivsës, shkaktoi shumë polemika dhe debate me tone të larta në emision, ku gjithashtu është komentuar shumë dhe nga publiku. Hyseni tha se publiku është një gjykatës që nuk korruptohet dhe se kush e ka parë të gjithë ngjarjen e kupton se kush ka të drejtë dhe kush jo.
“Çdo njeri ka të drejtën e tij të gjykoj si të duan pasi janë publik mbi të gjitha dhe publiku është gjykatës që nuk korruptohet, kush e ka parë dhe dëgjuar se çfarë kam thënë unë, e kupton se kush është fajtori dhe kush është i drejti.”
Gjatë skandalit, Alvisa hodhi shumë akuza kundrejt Hysenit, ku sipas saj ai i ka çarë gomat e makinës dhe ka përdorur dhunë. Këto deklaratë kaq të forta ish-konkurrenti i ka hedhur poshtë.
“E para punës unë gomat ia kam çarë makinës time, jo të ndokujt tjetër. Unë nuk kam përdorur kurrë dhunë ndaj femrave dhe jo më kundrejt vajzës në fjalë por që ajo ishte si guri i fundit për të dal nga situata, për të larë veten dhe për të qënduar në atë emision. Jam shumë i sigurt që këtë ide e ka dhënë vet autorja, që ta mbante në program sepse ajo ishte interesi i saj”.- u shpreh ai.
Gjithashtu ai rrëfeu dhe hatërmbetjen që ka me opinionistin e emisionit Arjan Konomi, me të cilin nuk ka pasur kontakte që prej ditës ku ndodhi debati. Ai u shpreh se e vlerëson Arjanin si një njeri të zgjuar dhe e kuptoj që atë ditë se kush kishte të drejtë dhe nuk ishte vetëm ai por të gjithë protagonistët në studio. Mirëpo ditën tjetër të gjithë i dolën kundra sepse sipas tij i ka detyruar autorja e programit.
“Arjani është aq i zgjuar dhe aq i aftë sa mund të të lëxoj që në sy sepse është aftësia e tij jo sepse kam unë shumë lidhje me të. Komunikimi i fundit me Arjanin ka qenë që atë ditë që kam dalë në lidhje “Skype”në program dhe Arjani më kuptoi, jo vetëm ai po të gjithë protagonistët dhe ditën tjetër më dolën të gjithë kundra sepse i detyroi autorja e programit që të flisnin kundra meje. Dhe mua me ngeli pak hatri me Arjanin dhe që atë ditë unë nuk kam pasur kontakte me të”.


