15 Qershor, 2023

Nga romanca me Anna Likën, tek femra më s*ksi në “Big Brother Vip”, ish-banori habit me deklaratën e tij: Olta Gixhari ishte…


Ditën e djeshme ish-banori i “BBV” Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” të “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ai iu përgjigj edhe disa pyetjeve ‘pikante’ të dy moderatorëve.

I pyetur nga Salsano ‘kush ishte femra më seksi në Big Brother Vip”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari.

“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllari, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.

“Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”– tha ish-banori.

Ndonëse kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se ai është në një lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e din akoma a ka të dashur apo jo.

“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.

Kujtojmë që  Bjordi u bë i njohur disa vite më parë teksa mori pjesë në “Big Brother”, ndërsa edhe këtë vit ishte një ndër konkurentët e këtij reality show.

© Panoramaplus.al