
Vera Ora, mamaja e Rita Orës e shoqëroi këngëtaren gjatë këtyre ditëve që ajo ishte në Shqipëri ku mbajti edhe një koncert në sheshin “Skënderbej.”
Së fundmi Vera Ora ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur në lidhje me raportin e saj me Rita Orën dhe fëmijët e tjerë. Duke u kthyer pas në kohë, kur fëmijët e saj ishin ende në një moshë të re, ajo rrëfeu se duke qëndruar në një vend të madh si Londra, në disa raste ka pasur edhe biseda apo debate të ashpra me vajzat e saj. Sa i përket Ritës, Vera Ora tha se ajo është shumë e komunikueshme dhe se shpesh i tregonte “më shumë se ç’duhet.”
“Unë si nënë besoj që nënat e marrin rolin më të rrepta por jo shumë kontrolluese. Unë kam qenë strikte ndoshta, Besniku i ka lazdruar pak më tepër si çdo baba apo e kundërta. Por, po, e kam parë që duke jetuar në Londër në një rreth të tillë, të rrezikuar në atë kohë se di tani si është këtu në komunitet tona. Por ka pasur raste kur duhet të kisha disa biseda mjaft të ashpra me vajzat. Rita është pak më open më e komunikueshme. Me Ritën pak më tepër (debate), por ajo është shumë e komunikueshme dhe kemi pasur një relacion shumë të mirë. Më tregonte për shoqet, për shokët, ndoshta edhe më tepër se sa duhet”- tha ajo në një intervistë për “Shqipëria Live.”

Në lidhje me jetën private të Rita Orës, ajo nuk preferoi të flaës shumë por theksoi se këngëtarja është shumë e lumtur:
“Unë dhe Besniku vetëm duam që Rita të jetë e lumtur, dhe ajo është e lumtur për momentin dhe për ne kjo është pika fillestare”– tha ajo. Ndërsa kur u pyet nëse Rita do të bëjë një dasëm ‘alla shqiptare’, në vendin tonë, ajo tha: “Ajo mbetet për Ritën si vendim. Besoj që kjo është një gjë që çdo prind ka dëshirën.”
Më tej ajo pyet nga gazetari edhe në lidhje me jetën personale, konkretisht nëse dëshiron të bëhet gjyshe.
“Unë si prind… si rrjedhim do të jetë që një ditë do të jetë edhe ajo me fëmijë, sikurse edhe Elena dhe Doni dhe po e pres me padurim. Në të ardhmen po kam dëshirë”- tha ajo. Përgjigjet e Vera Orës vjen pasi kudo bë mediat botërore po përflitet për martesën në fshehtësi të Rita Orës dhe partnerit të saj Taika Waititi.
Thuhet se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe po përgatiten për një dasmë të madhe.
Rita mbajti një konferencë për shtyp para koncertit mbajti në Tiranë dhe nuk mungoi një pyetje me spec nga gazetarët. Ajo u shfaq me gjatë një vizite duke gatuar byrek. Por, a ishte byreku në menunë e dasmës së saj?
“Pyetje e bukur, por nuk mund të ta them këtë gjë tani. Fatkeqësisht…por jam shumë e lumtur.”-tha Rita. Kjo është hera e parë që Rita u prononcua për dasmën e saj.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.
Kujtojmë se Rita ndodhet në Tiranë pasi do performojë natën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’.Koncerti do jetë falsa dhe bëhet në nder të shpalljes së Tiranës ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’.

© Panoramaplus.al

