10 Qershor, 2019

Nga problemet e bashkëshortit me drejtësinë te divorci, Angela Martini flet për herë të parë


Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se modelja e njohur, Angela Martini, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Dragos.

Lidhur me këtë, Angela ka vendosur që për herë të parë të tregojë të vërtetën. Në një reagim ekskluziv për revistën Who, bukuroshja shqiptare mohon të jetë ndarë nga bashkëshorti.

Angela sqaron edhe problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg. Sipas bukuroshes shqiptare, çështja gjyqësore ndaj Dragos u hap për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij 17 vjet më parë.

Martini shprehet se, pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetash (mes tyre dhe partneri i saj) kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani.

Ajo shprehet se jo vetëm që nuk është në proces divorci me të, por e do më shumë se kurrë! Ai gëzon të gjithë mbështetjen e saj, sepse, përveç dashurisë së madhe që ka për të, Angela shprehet se ka dashuri edhe për të luftuar për të vërtetën dhe padrejtësitë!

© Panoramaplus.al