7 Shtator, 2022

Nga planet për martesë dhe deri tek zbulimi i partnerit, rrëfehet si rrallë herë Olta Gixhari


Aktorja e njohur Olta Gixhari prej dy vitesh tashmë është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre Amar.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olta ka zbuluar planet e të ardhmes. Aktorja ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.

“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”.-  u shpreh aktorja.

Ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private dhe partnerin e saj nuk e ka bërë asnjëherë publik. Olta është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.

Por mbrëmjen e sotme ajo pranoi të përshkruante tiparet e tij, ndërsa një vajzë e talentuar në studio pikturoi portretin, që Olta tha se i ngjan të dashurit të saj.

“Sytë i ka shumë të bukur. I ka kafë, si me bisht. Sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë goditur tek ai. Ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh. Ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë. Nuk është as shumë i gjatë. Është shumë i qeshur”.– tha ajo.

© Panoramaplus.al