20 Tetor, 2022

Nga planet për “Big Brother VIP 2” dhe deri tek mungesa në dasmën e Arbër Hajdarit, rrëfehet Balina Bodinaku


 

Balina Bodinaku ka treguar së fundmi nëse do të jetë sërish opinioniste në edicionin e dytë të spektaklit “Big Brother VIP”.

Disa ditë më parë qarkulluan lajmet se kanë nisur bisedimet për opinionistët e edicionit të tyrë të shtëpisë së famshme dhe thuhej se Balina nuk do të ishte pjesë e saj, ndërsa emri i Arbër Hajdarit është konfirmuar.

E ftuar në programin “Goca dhe Gra”, Balina u pyet nësë do të ishte sërish opinioniste në “BBVIP”. Bodinaku u përgjigj se momentalisht nuk ka ende asgjë por nuk i përjashtoi mundësitë.

“Mund të kenë filluar bisedat për sezonin e dytë, por ende nuk kemi asgjë”- u shpreh ajo.

Një vëmendje të madhe mori dhe mosprezenca e opinionistes në dasmën e Arbër Hajdarit, i cili kishte ftuar një pjesë të madhe të stafit të “BBVIP”. Ajo pyet se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e Arbrit por përgjigja e saj e prerë i habiti  të gjithë duke lënë të nënkuptohej se raporti mes tyre nuk është dhe aq miqësorë.

Pjesë nga biseda:

Balina: Arbrin pse nuk e keni ftuar këtu në ‘Goca dhe Gra?’

Fatma: E kemi ftuar, por ishte para dasme, pas dasme do ta ftojmë dhe do t’ia bëjmë pyetjen

Balina: Pyeteni Arbrin.

© Panoramaplus.al