6 Nëntor, 2022

Nga pjesëmarrja në “BBVIP” dhe deri tek marrëdhëniet me Dj PM, rrëfehen si asnjëherë Sarah Berisha dhe motra e saj


Blogerja e njohur, Sarah Berisha dhe motra e saj Ditea ishin të ftuara  së fundmi në  emisionin ‘Mirage’.

Dy vajzat kanë folur rreth “Big Brother VIP” dhe Dj PM.

Pjesë nga intervista:

 

A je mësuar me Prishtinën?

Sarah: Le të themi që kulturën pothuajse e kemi të njëjtë, jam ambientuar disi. Më mungon ajo pjesa që nuk kam shoqëri shumë, kam vetëm shoqërinë e Pm-it që janë vetëm djem. Por më mjafton edhe vetëm shoqëria e Pm-it.

 

Çfarë i ke thënë Sarës kur more vesh që i ka ardhur fetsa për “BBV”?

 

Ditea: Gjëja e parë që i kam thënë është “po, mos e diskuto fare, do futesh.” Prindërit nuk ishin dakord, sidomos babi, por bëmë një mbledhje familjare dhe unë iu thashë që Sara e di vetë se çfarë të bëjë edhe që do futet. Ne nuk e dinim që Sara do të gjente dashurinë e jetës në “BBV”.

 

Cila ishin pritshmëritë e tua pasi ke dalë nda “BBV”?

 

Sarah: Jam zhgënjyer për mirë kur kam dalë, sepse nuk e prisja gjithë këtë suport kaq të madh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Jam surprizuar shumë dhe jam shumë e lumtur që njerëzit më kanë njohur për Sarën që jam

 

A do të jesh pjesë e “BBVIP2”?

 

Ditea: Të them të drejtën nuk kam marrë asnjë ftesë, unë nuk e di nëse do më vijë. Edhe nëse do më vijë Unë i kam premtuar mamit, më ka detyruar që t’i premtoj që nuk do futem, por nuk e di sa do e mbaj fjalën.

 

Për çfarë je bërë pishman në epksperiencën në “BBVIP”?

 

Sarah: Mund të isha treguar pak më aktive te pjesa e debateve. Duhet të kisha qenë pak më e sigurt te pjesa e Pm dhe ta kisha shijuar pak më shumë

 

A mendon se do kishe kaq shumë impakt nëse nuk do ishe me Pm?

 

Sarah: Se di. Mendoj që aq shumë impakt nuk do ishte. Hyrja e Pm-it e ka ndryshuar humorin tim dhe sjelljen time brenda “BBV”

 

A keni plane për fejesë?

 

Sarah: Jo për mua është shumë shpejt. Dua ta shijojmë këtë lidhjen tamam ne nuk kemi bërë as një vit lidhje akoma

 

Si është marrëdhënia jote me Dj Pm?

 

Ditea: Raporti im me Pm është shumë i mirë. E kam shumë shok dhe më pëlqen shumë kur vjen në Tiranë, kalojmë kohë, i kërkoj ndonjëherë këshilla

 

Si është marrëdhënia jote me familjen e Dj Pm?

 

Sarah: Raporti është shumë i mirë, i kam takuar dhe gëzojmë një respekt shumë të mirë për njëri-tjetrin. Ata gëzojnë një respekt shumë të madh për mua ashtu si unë për ata.

© Panoramaplus.al