28 Shkurt, 2022

Nga përsëritja e eksperiencës në “Big Brother VIP” te njohja me Adisin dhe raporti me Beatrix- Flet Fifi


Këngëtarja e njohur, Fifi, ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, lidhjen me Adis Patushin dhe marrëdhënien me Beatrix.

Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instastory ku mes të tjerash është pyetur nëse do të rikthehej sërish në “Big Brother VIP”, po të fillonte edhe një herë spektakli.

Fifi shkruan se do e ribënte si eksperiencë por ndryshe. “Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”, -shkruan ajo.

Mes të tjerash, ajo është pyetur edhe si është njohur me Adisin, duke treguar se janë takuar vetëm pak ditë pas daljes nga formati. Në fakt shkak për njohjen e tyre është bërë Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother VIP” i cili është mik me të dy.

Fifi mes të tjerash është pyetur edhe për raportin me Beatrix, për të cilën ka thënë se ka kontakte dhe e ka cilësuar si “baby girl”.

© Panoramaplus.al