Flori Mumajesi ka marrë të gjithë vëmendjen në festën e 22 vjetorin të lindjes së Arilena Arës.

Kjo për shkak se të gjithë ia vënë mbrapa për të zbuluar se kush është “Flutura e tij”.
Moderatori kosovar Labinot Gashi publikoi video ku Flori shihet nën shoqërinë e një vajze.

Më pas, ai publikoi dy foto të kantautorit, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar vajzën por nuk i zbulon fytyrën duke iu drejtuar si “Flutura”.
“Erdhi Flutura”- shkruan Labinot Gashi në përshkrimin e fotos.

Nuk dihet nëse është një pseudonim i vajzës që mund ti ketë rrëmbyer zemrën Florit apo një titull kënge.

Megjithatë, duket se këngëtari dha edhe një lajm të bukur. Teksa mes batutave shprehej se “urrente” Alban Skënderaj, la të nënkuptohej se do vijë një bashkëpunim mes tyre.
“Jemi rivalë nuk e shih dot me sy, edhe ky,”– tha Alban Skënderaj.

“Kemi një urrejtje të brendshme. Kënga do bëhet se kush do e bëjë, ky apo unë se dimë,”– shtoi Flori Mumajesi.
Ndërkohë Albani publikoi edhe një foto ku u shpreh se bashkëpunimi do bëhet por nuk ndajnë dot me njëri-tjetrit se kush do kompozojë këngën.
/Panoramaplus.al


