22 Shtator, 2023

Nga periudha kur emigroi në SHBA deri tek hapat e para në karrierën muzikore, Bebe Rexha rrëfen çdo gjë: Në moshën 16-vjeçare…


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundi ka pozuar për revistën “Elle Brasil”.

Teksa shkëlqente me fustanin elegant që kishte veshur, ajo ka ka dhënë një intervistë për gazetën, ku ndër të tjera foli për fillimet e karrierës.

36-vjeçarja tha se ka një prejardhje shqiptare, ndërsa tregoi se babai i saj emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte shumë për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora guximin e tij dhe fillova të punoja me muzikën. Në moshën 16-vjeçare, kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, aty ku edhe jetoja. I publikova edhe në “Myspace” dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, tregoi Bebe.

 

 

© Panoramaplus.al