15 Shkurt, 2022

Nga pëlqimi për njëri-tjetrin dhe deri tek planet për fëmijë/ Agjira Spanca dhe Graciano Tagani i rrëfejnë të gjitha


Agjira Spanca dhe Graciano Tagani, janë një ndër çiftet më të komentuara nga publiku. Dyshja ka treguar historinë e tyre të lidhjes,  dhe planet për fëmijë.

Ata kanë treguar se përpara lidhjes së  tyre kanë qenë miq për tre vite radhazi. Gjithashtu shtuan se e kanë pasur pëlqime për  njëri-tjetrin që ditën e parë.

Të ftuar në “Ftesë në 5”, balerini u shpreh se Agjira nuk është dhe aq njeri i qetë sa duket ndërsa ajo tregoi se Graciano është shumë xheloz.

Moderatorja rrëfeu një skenë të Gracianos kur është bërë më xheloz se kurrë, gjatë një momenti kur asaj i kishin ardhur miq në shtëpi.

“Kam qenë me shtëpi në Bllok dhe nga rruga poshtë dukej dritarja e kuzhinës së shtëpisë time. Kisha ikur në Kosovë kishim pasur dhe një zënkë nuk flisnim atëherë dhe ndërkohë kthehem dhe ky e dinte që atë ditë do të kthehesha unë. Ky kalon nga dritarja ime që të shikonte kam ardhur apo skam ardhur, ndërkohë unë kisha ardhur nga Kosova por isha me mikeshën time të ngushtë dhe burrin e saj. Tani ai shkon në kuzhinë hap frigoriferin pi diçka dhe ky nga poshtë e shikon të gjithë skenën”, tregoi Agjira.

“Mu prenë gjunjët dhe kam lënë nam poshtë pallatit derisa ka dalë dhe gruaja e tij dhe i pashë dy. Realisht mund të ishte bërë hataja”, përfundoi Graciano.

Të pyetur se nëse kanë në plan për të bërë një fëmijë, çifti  u shpreh se ‘bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës’.

Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

© Panoramaplus.al