27 Tetor, 2023

Nga Olta Gixhari tek Ronaldo Sharka, kush e mban “fronin” në “Instagram” për këtë javë?! Luiz Ejlli renditet në vendin…


Një “luftë” e madhe virtuale po bëhet nga ish-banorët e “Big Brother Vip” për të fituar sa më shumë ndjekësa në rrjetet sociale.

Disa po humbin fansat në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë po bëjnë për vete një publik të gjerë, mirëpo kjo është renditja e tyre për këtë javë:

10. Në vendin e dhjetë është Keisi Medini e cila këtë javë ka humbur rreth 2 mijë ndjekësa duke shkuar kështu në 365K.

9. Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes ka humburr rreth 2 fansa në Instagram për shkak të kritikave që kjo e fundit u a bërë atyre për të mos u përfshirë në jetën e saj personale dhe mesa duket kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak atyre.

8. Në vendin e tetë është Dea Mishel e cila ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale ka humbur 1 mijë ndjekës këtë javë.

7. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 531K.

6. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing ëith the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij. Armaldo numëron sërish 122K ndjekës.

5. Përesëri edhe këtë javë Luiz Ejlli renditet në vendin e pestë, pasi numëri i ndjkësve të tij në Instagram nuk ka ndryshuar, 614K. Ai po korr suksese të një pas njëshme me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ai së bashku me Olta Gixharin është protagonist kryesorë.

4. Edhe bashkëshortja e Luizit, Kiara Tito ka të njëjtin ndjekësa në Instagram si javën e kaluar, rreth 774 mijë.

3. Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari renditet në vendin e tretë, pasi këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 444 mijë.

2. Këgëtarja Nita Latifi në ndryshim nga javët e fundit këtë herë ka fituar rreth 3 mijë ndjekës në Instagram duke shkuar kështu në 141K. Së fundmi ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale duke bërë për vete një publik të gjerë.

1. Edhe këtë javë vendin e parë e zë Ronaldo Sharka. Moderatori ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë, duke numëruar kështu rreth 208K.

© Panoramaplus.al