Cila është mënyra më e keqe që ju ka lënë i/e dashura? Nëse keni pasur një përvojë të keqe, dijeni se, për fat të keq, jeni në shoqëri të mirë: Këtu janë historitë më të këqija të ndarjes së disa prej të famshmëve.
OLIVIA O ‘BRIEN
View this post on Instagram
Së fundmi, u zbulua se këngëtari kishte qenë në një lidhje të shkurtër me Pete Davidson, para se të fillonte të dilte me Phoebe Dynevor. Ata u takuan disa herë derisa komediani i SNL-së i dërgoi asaj këtë mesazh: “Kam filluar të takohem me dikë tjetër, kështu që nuk mund ta vazhdojmë më me njëri-tjetrin.” Ajo me sa duket e ka marrë mjaft mirë.
PERRI EDWARDS
×Zerrie×
Perrie Edwards e Zayn Malik pic.twitter.com/V6Yq1ukW2M— g (@louistwiI) March 29, 2018
Ish-i i Zayn Malik tha se këngëtari e la me një mesazh të shkurtër teksa po bënte turne në SHBA me ‘Little Mix’. Pjesa më e keqe është se të dy jetonin në shtëpinë e tij në atë kohë, kështu që Perrie Edwards e gjeti veten të pastrehë dhe me të gjitha gjërat e saj në mes të rrugës brenda pak minutash. Duhet thënë se Zayn gjithmonë e ka mohuar këtë version të historisë. Tani duhet të kuptoni se kush gënjen.
TAYLOR SWIFT

Ne e dimë se Taylor-it nuk i mungojnë asnjëherë detajet e veçanta kur bëhet fjalë për të folur për ish-at e saj. Këtë herë flasim për lidhjen me Joe Jonas, e cila u mbyll me një telefonatë që zgjati 27 sekonda.
RITA ORA
Calvin Harris e Rita Ora pic.twitter.com/hv5uzTgzaa
— Lavinia Drama (@___livia95___) January 18, 2022
Imagjinoni veten në një marrëdhënie ku mendoni se gjithçka po shkon mirë. Nuk ke as dyshimin më të vogël se ai ka ndërmend të të lërë. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Ritës e cila mësoi gjithashtu se lidhja e saj me Calvin Harris përfundoi me një postim në Twitter për të.
Në tweet DJ-ja tha se prej disa kohësh nuk kishin folur me njëri-tjetrin, por këngëtarja më vonë shpjegoi se në atë kohë gjërat ishin pak të çuditshme mes tyre, por nuk kishte as dyshimin më të vogël se ata do ndaheshin.
BLAC CHYNA
never forget when Blac Chyna got Futures name tattoo’d on her and 5 seconds later Future tweeted this pic.twitter.com/R3SkF3D74Q
— Hoodville (@Hoodville_) June 22, 2022
Ndoshta kjo është historia më e keqe. Blac Chyna, në kohën e lidhjes me reperin Future, ishte aq entuziaste sa e pa të arsyeshme të bënte tatuazh emrin e tij në dorë. Teksa në Instagram tregoi e lumtur gjestin e saj të dashurisë, ai shkroi në Twitter se është beqar dhe i gatshëm të fokusohet në atë që e bën vërtet të lumtur. Më keq se kaq, besoj, se nuk ka.
KRIS HUMPHRIES
11. Kim Kardashian & Kris Humphries’ 72 day marriage. pic.twitter.com/Cc9fSJFy3Y
— popligion (@popligion) November 29, 2019
I vetmi mashkull në këtë listë: ish-bashkëshorti i dytë i Kim Kardashian. Vite më vonë, vetë Kim pranoi se sillej shumë keq me të dhe u përpoq t’i afrohej për t’i kërkuar falje, por ai nuk donte ta dinte. Ai zbuloi se gruaja e tij kishte nisur procedurat e divorcit, pas vetëm 72 ditësh martesë, duke lexuar lajmet në internet.
© Panoramaplus.al
