
Një natë perfekte vere për Dua Lipën është nën shoqërinë e familjes dhe miqve, në jug të Shqipërisë, duke kënduar këngë të vjetra shqiptare si “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiqit.
Pas mbajtjes së “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua ka qenë duke shijuar Shqipërinë dhe Kosovën duke realizuar takime e udhëtime të ndryshme. Ajo u largua vetëm për pak ditë pasi performoi në një festival në
Tani është rikthyer sërish dhe po shijon bregdetin e Jonit në shoqërinë e familjes dhe miqve të saj. Sigurisht nuk kanë munguar postimet nga ajo në rrjetet sociale duke iu treguar dhjetëra miliona ndjekësve të saj për Shqipërinë. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar në rrjetet sociale video nga darka që po shijonte. Mes të tjerash ka ndarë disa video ku shihet duke kënduar “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiqit.
Dua gjithmonë ka promovuar kulturën shqiptare dhe duke pasur parasysh influencën e saj në botë mund të themi se është padyshim ambasadorja më e mirë e jona.
View this post on Instagram
Edhe vitin e kaluar këngëtarja me famë ndërkombëtare i kaloi pushimet në Shqipëri duke i treguar botës ç’do të thotë të jesh shqiptar përmes një video të publikuar në Instagram. Ajo shfaqej me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie dhe Nexhat Osmanit “Hajde luj qyqek”.
Dua duket se po argëtohet shumë në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë. “Më thuaj se je shqiptar, pa thënë se je Shqiptar”, -shkruante asokohe këngëtarja teksa vallëzonte nën shoqërinë e miqve të afërt.

