
Copyright* Panorama Plus/ Ndalohet ribotimi i artikullit!
Sot do ju flasim për reperin italian Fedez. Ditën e djeshme u zbulua se ai do performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë. Mirëpo, ndoshta jo të gjithë në Shqipëri e njohin Fedez.
Praktikisht gjithçka dihet për Fedez. Artisti milanez e ka bërë mjaft publike jetën e tij private falë përdorimit masiv të rrjeteve sociale, veçanërisht Instagramit, duke u bërë një personazh i njohur përtej muzikës. Por, për ta njohur më mirë, le të zbulojmë disa kuriozitete që pikturojnë më së miri personalitetin e tij sigurisht karizmatik dhe të mprehtë.
Është versioni i Fedez në rolin e reperit dhe producentit diskografik, pa këmishë me trupin gjithë tatuazhet. Në një version romantik, i gjunjëzuar në këmbët e partneres së tij Chiara Ferragni, me një unazë diamanti në duar dhe emocione.

Ose nëse preferoni, është Fedez-i në fillim të karrierës së tij, me videoklipet e para të xhiruara në garazh dhe netët e kaluara duke mësuar bazat e montimit të videove për të shmangur shpenzimet e parave që nuk i kishte atëherë. Është versioni më i fundit i tij, ai në të cilin poston foto dhe video nga tarraca e penthouse-it të tij dy milionë euro në Milano në llogarinë e tij në Instagram.
Më pas është versioni (ai që na pëlqen më shumë dhe na bën të qeshim shumë), i cili e portretizon atë në rolin e një babai të përkushtuar dhe të kujdesshëm, ndaj dy fëmijëve të tij.
Emri i tij në zyrën e gjendjes civile është Federico Leonardo Lucia. Federico për shkak se prindërit e tij e pëlqenin atë, Leonardo ishte emri i gjyshit nga babai.
Tatuazhet e Fedez
Fedez ka mbuluar thuajse gjithë trupin me tatuazhe. Nga shpatullat tek duart, duke kaluar nëpër gjoks dhe këmbë, deri te gjuri. Ndër të shumtat bie në sy një lavatriçe, një peshkaqen që ha para, Jezusi dhe shkrimi “Oh my God”, një ravioli (të cilin e ka edhe partnerja e tij Chiara Ferragni).

Edhe një rrjetë të madhe merimangash në qafë. Tatuazhin e parë e ka bërë në moshën 14-vjeçare. Pothuajse i gjithë trupi i tij është tatuazhuar nga Silvia Brigatti, ish-e dashura e tij.

Familja e Fedez
Babai i tij, Franco Lucia, punonte si argjendar dhe më pas si magazinier. Prej tij, Fedez trashëgoi aftësinë e një shitësi të mirë.
Nëna e tij– ose më mirë momager – Annamaria Berrinzaghi, e njohur si Tatiana, ka qenë menaxherja e tij që nga fillimi i karrierës. Ajo menaxhoi kontratat e para të Fedez-it, gjeti markat për bashkëpunime, kontaktoi kompanitë diskografike. Ajo gjithmonë mbështeti zgjedhjet e djalit të saj, duke e inkurajuar atë të ndjekë pasionet e tij dhe të besojë në ëndrrat e tij. Prej saj, Fedez trashëgoi dëshirën për të qenë “shumë punëtor”, tha reperi në një intervistë, “dhe si ti unë jam shumë impulsiv… ne të dy kemi një tendencë për të qenë luftënxitës”.

Gruaja tjetër e rëndësishme në familje, thotë Fedez, “një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time”, është gjyshja Luçiana, me të cilën reperi shfaqet shpesh në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Ai nuk donte të bëhej reper
Kur ishte fëmijë, Fedez donte të bëhej basketbollist. Fedez ndoqi shkollën e mesme të artit, të cilën e braktisi përpara se të diplomohej për t’iu përkushtuar plotësisht muzikës.
Në moshën 16 vjeçare, Fedez filloi të marrë pjesë në garat e ‘freestyle’, duke shijuar sukses të madh.

Pse e quan veten Fedez dhe kuriozitete te tjera
Pseudonimi Fedez është ai që një shok fëmijërie i reperit – Mauro, të cilin nuk e ka taguar për të paktën 15 vjet – i ka vendosur dosjes së një fotoje të vjetër të Federikos duke luajtur basketboll. Prandaj ai zgjodhi si emër artistik “Fedez”, që padyshim tingëllon më mirë. E imagjinoni dot një reper me mbiemrin Lucia?
View this post on Instagram
Nga Giulia Valentina tek dasma me Chiara Ferragni
E dashura ‘historike’ e Fedez ka qenë Giulia Valentina, të cilën ai e takoi në një klub nate në Milano. Pasi e mohuan lidhjen fillimisht, të dynisën të bashkëjetonin së bashku pak më vonë (deri në mars 2016).

Pasi i dha fund lidhjes me të, Fedez filloi të dilte me një DJ australiane me flokë blu, Tigerlily.

Më pas ai u njoh me Chiara Ferragni në një drekë të organizuar nga miqtë e përbashkët. Ai e përmendi atë në një këngë ku thoshte: «Qeni i Chiara Ferragni ka një papion Vuitton dhe një jakë me më shumë shkëlqim se një xhaketë e Elton John». Dhe kështu të dy fillojnë të shkruajnë me njëri-tjetrin – dhe të ndajnë mesazhe – dhe… pjesa tjetër është histori.
Fillimet në rep dhe arritjet
Në vitin 2006 me Cidda dhe DJ S.I.D ai regjistroi albumin e tij të parë, të titulluar ‘Fedez’. Një vit më pas ai publikon ‘Pat-a-cake’, ndërsa në 2008 arrin në finalen rajonale të ‘Piemonte di Tecniche perfette’.
Në vitin 2010 publikoi mixtape-in e tij të parë BCPT. Menjëherë pas kësaj, Fedez largohet nga ‘Block Records’. Me Dinamite dhe Vincenzo da Via Anfossi ai publikon albumin e tij të tretë ‘Diss-Agio’.
Në vitin 2011 Fedez vetë-prodhoi albumin e tij të parë, ‘Penisola che non c’è’. Më pas vjen disku i parë, prodhuar nga labeli diskografik ‘Gué Pequeno’.

Në vitin 2012 suksesi i parë i Fedez arrin falë Youtube, ku reperi publikon një seri videosh që tregojnë jetën e tij me titull ‘Zedef Chrnicles’. Në të njëjtin vit ai fitoi çmimin si artisti më i mirë i ri në ‘MTV Hip Hop Awards’.
Në tekstet e tij ai fillon të shtojë një prekje ironie, referenca ndaj kulturës pop dhe kritika ndaj politikës italiane
Në vitin 2014 është koha për debutimin televiziv të Fedez, i cili bëhet pjesë e jurisë së talent show-t X-Factor, përkrah Mika, Morgan Castoldi dhe Victoria Cabello. TV është vendimtar për karrierën e Fedez dhe për shpalljen e tij si një yll pop (si dhe për të rritur llogarinë e tij bankare!).

Në fuqinë e famës së tij, më 30 shtator 2014, Fedez lançoi albumin e tij të katërt ‘Pop-Hoolista’, i regjistruar në Los Angeles dhe i realizuar me shumë artistë të famshëm italianë, duke përfshirë Elisa, Noemi, Francesca Michielin. Në dy javë shiti mbi 50 mijë kopje.
Në vitin 2016 ai është sërish mes gjyqtarëve të X Factor përkrah Arisa, Manuel Agnelli dhe Alvaro Soler.
2017 vjen një tjetër sukses i madh, me këngën ‘Comunisti col rolex’, videoja ka 146 milionë shikime në Youtube, ku i shtohet edhe suksesi i turit, daljet në TV etj.
Fedez nga viti 2013 deri në vitin 2017 fiton shifra marramendëse parash falë muzikës, por edhe TV-së, imazhit të tij, reklamave…
Në dhjetor 2012, ai mori katër nominime në ‘MTV Hip Hop Awards 2012’: i nominuar për ‘Artistin më të Mirë të Ri’, për ‘Best Live’, për ‘Videon e Vitit’ dhe për ‘Këngën e Vitit’.
Në vitin 2013 Fedez u nominua për ‘MTV Awards’ për kategorinë ‘Super Man’.

Mosmarrëveshjet me botën e politikës
Fedez ka pasur gjithmonë një virtyt, pikërisht atë që nuk mund të mbyllte gojën dhe të shprehte mendimin e tij sidomos përballë padrejtësive. Ai ka pasur përplasje të ndryshme me disa eksponentë të politikës italiane dhe në vitin 2014 është akuzuar edhe nga Stefano Pedica. Në të njëjtin vit ai pati një konflikt në Twitter me nënkryetarin e senatit Maurizio Gasparri, i cili e paditi Fedez për ekspozimin e mendimeve për të në Instagram. Por këta janë vetëm dy shembuj të problemeve të shumta që ai ka pasur me klasën në pushtet.
Çifti Ferragnez kanë mbajtur publikisht qëndrimet e tyre për çështje politike dhe aktuale, nga pandemia e deri te të drejtat civile, duke ndjekur fjalët me gjeste konkrete dhe donacione për kauza të rëndësishme.
View this post on Instagram
Libri kushtuar Leone
Një libër në bashkëpunim me shoqatën “Heal Onlus” që prej vitesh bashkëpunon me mjekë dhe infermierë në trajtimin e kancerit të fëmijëve. Një histori e lidhur me “vendin e ëndrrave”, një vend i magjepsur ku jetojnë shumë të rritur që shpesh harrojnë të ëndërrojnë, ku fëmijët zbresin herë pas here për t’i kujtuar.

Jeta private e Fedez: gruaja dhe fëmijët
Fedez u martua në vitin 2018 me Chiara Ferragni, influencuesja më e famshme dhe më e rëndësishme italiane. Të dy shfaqen shpesh bashkë në rrjetet sociale dhe tashmë kanë një djalë, Leone, vetë protagonist i postimeve gazmore në rrjetet sociale. Më 23 mars 2021 lindi fëmija i tyre i dytë: Vittoria.
View this post on Instagram
Lufta me tumorin
Këtë vit Fedez iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit në pankreas, por mendimet e tij ende janë në ato momente aq të vështira për të dhe familjen e tij. Si ai edhe Chiara e kanë cilësuar këtë si periudhën më të vështirë në jetë, që tashmë mbeti thjesht një ëndërr e keqe.
View this post on Instagram
Fedez dhe bamirësitë
Reperi dhe partnerja e tij janë angazhuar shpesh në marrjen e iniciartivave të ndryshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Nga Zedef te “Fondazione Fedez E.T.S”: angazhimi filantropik i reperit milanez tashmë ka një fytyrë shumë të qartë, të shfaqur ditët e fundit në Instagram. Në fakt, pas shtrimit në spital në lidhje me heqjen e tumorit të rrallë të pankreasit, Fedez njoftoi krijimin e Fondacionit Fedez E.T.S, me një faqe zyrtare në internet dhe një faqe në Instagram. Siç thekson portali i internetit, Fondacioni Fedez funksionon mbi tre shtylla themelore: socialiteti, solidariteti dhe dobia publike.
“Është qëllimi i qartë i themeluesit të tij, evolucioni natyror i përgjegjësisë sociale të demonstruar nga Fedez, në shumë veprime konkrete që ai ka zbatuar personalisht në emergjencat me të cilat vendi ynë është dashur të përballet në këto muajt e fundit shumë të vështirë. E gjithë kjo do të marrë një horizont më të gjerë kur menaxhimi i kontingjentit do të kombinohet me veprimtarinë programore të një institucioni të këtij lloji”, citon portali.
View this post on Instagram
Gjatë 2020 çifti mblodhën mbi 3 milionë euro për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë së koronavirusit në Itali përmes një fushate ‘Go Fund Me’. Çifti gjithashtu bëri një dhurim personal prej 100,000 € për të ndihmuar në financimin e shtretërve të rinj spitalorë në zonën e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele të Milanos.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram


