22 Shtator, 2020

Nga momenti i parë që e pa e deri tek dasma, Dj Sardi flet për dashurinë dhe për planet e së ardhmes


Dj Sardi është më i dashuruar se kurrë dhe këtë e tregon me anë të postimeve në rrjete sociale.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (1)

Këtë verë, ai u vu në qendër të vëmendjes, pasi zyrtarizoi lidhjen duke na prezantuar kështu me vajzën që e ka bërë për vete.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (3)

Ditën e djeshme, në një intervistë me Bieta Sulon, Sardi zbuloi se partneren e ka prezantuar me familjen e tij dhe se llokumet janë ngrënë. Por, ai ka menduar edhe për dasmën!

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (2)

Në lidhje me këtë çështje, ai tregoi se dëshiron një dasmë shumë private, e cila do të shoqërohet nga melodia e mrekullueshme e violinës. Pra, nuk do të ketë Dj në dasmën e tij.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (2)

I pyetur se çfarë e tërhoqi më shumë tek partnerja, Sardi foli për sytë e bukur jeshil dhe për faktin se është shumë e shoqërueshme. Sipas tij, ajo e kupton shumë mirë dhe është gjithmonë aty për të.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (1)

Megjithatë, përveç të mirave, Dj ka edhe disa “ankesa”.

Dj Sardi flet për planet e së ardhmes (5)

Ai tregoi se indiferentizmi dhe fakti që është pak “harraqe”, nuk i pëlqejnë tek partnerja, por rëndësi ka që dashuria mbizotëron mbi të gjitha.

© Panoramaplus.al