
Nga martesa e fshehtë me të dashurën Taika Waititi deri tek arratisjet e shpeshta jashtë vendit, ajo ka pasur disa muaj të zënë.
Dhe Rita Ora ka kujtuar verën e saj duke krijuar një video me foto që e ka ndarë me 16.1 milion ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja 31 vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një foto të mrekullueshme me bikini – krahas fotove nga momentet romantike me partnerin e saj.

Bukuroshja me origjinë shqiptare tregoi fizikun e saj të tonifikuar me bikini të gjelbërta të ndezura, me një dizajn me printe lulesh. Fotot e tjera treguan pak nga marrëdhënia e saj me Taika, teksa regjisori e fotografonte dhe pushte gjatë një sesioni fotografik bardh e zi.

Ajo kishte veshur një fustan maxi të tejdukshëm, me flokët të kapur, ndërsa Taika dukej elegant me një kostum. Fotot e tjera treguan yllin në palestrën teksa ajo ndau detaje të rutinës së saj të stërvitjes.


Në një foto tjetër ajo duket në prapaskenë, teksa një grimier i aplikonte makeup. Ajo eshoqëroi videon me hitin e saj ‘Anywhere’, teksa krah saj shkroi: “A ndiheni ndonjëherë sikur vera ka përfunduar kur është shtatori? Vera ime është dukur kështu…..”



Rita thuhet se është martuar me Taika në një ceremoni intime këtë verë, duke e mbajtur larg rrjeteve sociale. Dyshja nisën lidhjen në mars 2021, përpara se ta zyrtarizonin atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.
Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte bujë për dasmën.”
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

