22 Shkurt, 2022

Nga marrëdhënia me Donaldin jashtë “BBV” deri te pendesa për rrëfimin e tradhtisë dhe deklaratat e Oni Pustinës, Ilir Shaqiri rrëfehet “pa doreza”


Fituesi i edicioni të parë të “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ka folur së fundmi në një intervistë për momentet më të diskutuara të tij, brenda dhe jashtë shtëpisë.

Duke folur në emisionin “Ftesë në 5”, ai sqaroi edhe një herë raportin me kundërshtarin e tij në lojë, Donald Veshajn, ku theksoi se pas daljes ka vërtetuar se “nuk mund të jenë miq”.

“Pas fitores që ne të dy e pritëm me gjakftohtësi, por sidoqoftë jetuam një udhëtim bashkë me të mira dhe të këqijat tona, shumë intensiv… Gjëja ëhstë që ia dolëm që shkuam të dy në finale. Te Donaldi pashë një kontrast shumë të madh me vetveten. Ndoshta unë kam një perceptim ndryshe nga i Donaldit, dhe kjo mbase çoi në përplasje. Me Donaldin u takuam te festa që u bë për mbylljen… edhe kaq. Dhe ndodhi ajo që unë i kam thënë Donaldit në shtëpi, që ne të dy nuk mund të jemi miq.”, tregoi Ilir Shaqiri.

Balerini i njohur foli gjithashtu për deklaratat e bëra nga Oni Pustina në lidhje me të, kur ai ishte ende banor në BBVIP. Shaqiri shprehu se gjithçka ka qenë një keqkuptim nga ana e tij duke shtuar se nuk ka kontakte me modelin që nga përfundimi i edicioni të parë të Dancing Ëith the Stars, ku ky i fundit u shpall fitues.

“Çfarë arsye ka… unë shqiptar i suksesshmë në Itali? Rugëtimin e baletit në Shqipëri e kane hapur dy persona, Kledi dhe Iliri. Mendoj që secili ka objektivat e veta dhe momentin që realizon këto objektiva nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua te realizoj dhe jam shumë ne rregull me veten time. Unë nuk mendoj që kjo deklaratë e Onit ka ardhur për sa i përket hijes ose për sa i përket Kledit në përgjithësi. Ai thjeshtë është shprehur kur ka parë një klip me Arditin që ka qenë çdo gjë tjetër përveçse… unë e kam vlerësuar Onin sepse Arditi nuk e dinte që ai ishte supermodel në Itali. Kështu që unë kam folur fjalë pozitive për Onin. Ai është keqkuptuar nga një bisedë e imja me Arditin që kam treguar një histori që ka ndodhur me të por pa përmendur emra. Më vjen shumë keq që është keqkuptuar.”

Unë nuk kam patur probleme me Onin. Ai ka qenë fitues i “Dancing Ëith The Stars” edicioni i parë… që prej asaj kohe nuk kemi pasur lidhje. Unë e kam njohur atë për shkak të një kolegu dhe kam mbajtur kujtime të shumta.”, rrëfeu balerini.

Gjatë programit u realizua edhe një lidhje live me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, Emanuelën. Gjatë intervistës me çiftin ata patën mundësinë të shprehin edhe një herë dashurinë për njëri-tjetërin por edhë të diskutojnë në lidhje me rrëfimin e tradhtisë së Ilirit apo edhe planet për fëmijë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Emanuela e ndieje veten pjesë të kësaj loje?

Emanuela: Po absolutisht po, sepse unë kam qeshurme të, jam zemëruar me të, kam vuajtur me të….

Pyetje: Cila është ajo sjellje që të mërzitur?

Emanuela: Ka kaluar shumë kohë nuk i mbaj mend… Në të vërteë do të thosha asgjë, sidoqoftë gjithçka bën pjesë në një rrugëtim brenda shtëpisë. Kur thuhet që “BBV” është një eksperiment shoqëror është e vërtetë sepse besoj që gjithçka që është bërë nga ana e tij ka të bëjë me vështirësinë e të jetuarit të një përvoje të tillë. Gjërat janë të vështira. Nuk ka asgjë që unë mund të them.

Pyetje: Ilir, në natën e fundit e shprehe një farë pendese që kë rrëfyer historinë e tradhtisë. Pse?

Iliri: Nuk është pendesë, më është pyetur nëse do kisha dashur të bëja diçka ndryshe, thashë që mund të ketë qenë ky momenti. Mund ta kisha thënë në një mënyrë tjetër ose mos ta kisha thënë fare. Quhet pendesë? Mund të quhet edhe pendesë por gjithsesi unë nuk jam penduar, nuk si të ta shpjegoj këtë lloj ndjesie. Kur e thashë isha në atë valën e vjelljes që unë thoja, të një lloj çlirimin dhe e kam thënë gjithmonë të një lloj supervlerësimi për gruan që kam pasur fatin të kem. Kam pasur atë lloj shkarje, gabimi që çdo njeri mund të bëjë në jetë, ta lëndëoj, por kam pasur edhe fatin që ajo më fali dhe që mendoj është gjëja më hyjore që mund të bëjë një njeri. Unë Emanuelës i them vetëm një gjë që jam njeriu më me fat në këtë botë që të kam në krah.

Pyetje: Kanë filluar përgatitjen për vëllain ose motrën na tha Iliri…

Emanuela: Po, por le të shohim çtë dojë Zoti, ne jemi gati që të pranojmë një fëmijë tjetër nëse Zoti do të dojë të na e falë. Unë jam e gatshme për gjithçka.

Iliri: Duhet të punojmë shumë fort shpirt.

Emanuela: Je në Tiranë…

Pyetje: E gjetët shtëpinë në Tiranë?

Emanuela: Unë kam parë ca linqe që do ia dërgoj Ilirit sepse Tirana më pëlqen shumë, dhe e gjithë Shqipëri në përgjithësi.

 

© Panoramaplus.al