Opinionistja e spektaklit të dashurisë “Përputhen”, Neda Balluku gjatë një interviste në emisionin “Live from Tirana” ka komentuar lojën e banorëve të “BBVIP”.

“Kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?” e pyeti moderatorja, ndërsa sipas opinionistes Julian Deda është lojtari më i fortë sepse ai e kupton dhe e luan shumë mirë lojën.
“Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.”- tha ajo.
Sipas Nedës, Lediona Xheladinaj dhe Jetmir Salaj janë dy më të rrezikuarit që mund të eleminohen nga shtëpia e “BBVIP”, sepse Ilnisa Agolli është në një lidhje me Meriton Mjekiqin brenda dhe publiku i dëshiron romancat.
“Luhet mes Jetmirit dhe Ledjonës. Ilnisa rrezikon por duke qenë se është i vetmi çift aty brenda e bën më interesante gjënë. Publiku nuk e do jashtë sepse dashuria duhet brenda. Avantazhi i Jetmirit është që ka pak djem në shtëpi. Disavantazhi i Ledjonës është që në këtë pikë të lojës duhet të dalë dikush që konsiderohet i fortë. Unë e kam xhan Ledjonën, e kam mbështetur gjithmonë por e ka penalizuar fakti që janë bërë si motër e vëlla me Julin.” – u shpreh Neda.
© Panoramaplus.al
