Yjet e Hollivudit janë zakonisht ata me të cilët adoleshentët bien në dashuri, por ashtu si fansat e tyre, edhe ata dikur ishin të dashuruar me ndonjë personazh tjetër të famshëm.
Shumë prej tyre kanë treguar se kush ishte ‘fiksimi’ i tyre në atë kohë, dhe më poshtë janë 10 prej emrave të njohur të Hollywood-it:
Ariana Grande
Ajo rrëfeu se Jim Carrey ishte dashuria e saj e fëmijërisë. Dhe kur ajo pati shansin ta takonte, këngëtarja u shpreh: ” Unë isha pak nervoze që ta takoja, sepse mendova, ai ka qenë dashuria ime e parë, po sikur të mos jetë aq i këndshëm sa prisja”, shpjegoi ajo në ‘Live ëith Kelly and Michael’.

Selena Gomez
Këngëtarja tregoi se dashuria e saj ishte Billy Crudup . “Isha e dashuruar me të”.

Reese Whiterspoon
Johnny Depp ishte i dashuri i saj, pasi e pa atë në serialin televiziv “21 Jump Street”. “Kisha një dashuri të madhe me të. Dikur bëja fotografi të Teen Beat dhe i vendosja në mur”, ka rrëfyer ajo për MTV News.

Chrissy Teigen
Alex Rodriguez ishte i dashuri i saj, por ajo nuk e takoi derisa u martua me John Legend: “Unë u rrita në Seattle dhe në atë kohë ai ishte 18 ose 19 vjeç kur ai luante, kështu që ishte shumë i ri. Ai ishte dashuria ime e parë. John dhe unë e pamë atë në Soho House dhe nuk e kisha parë kurrë personalisht më parë, dhe John e di shumë mirë këtë. Ai më tha, “Burri yt është atje!” Dhe isha shumë e turpëruar. Asnjëherë nuk mendon se do t’i takosh ata njerëz”, tha ajo për InStyle.

Ashton Kutcher
‘Fiksimi’ i tij ishte Jennifer Aniston. “Katër ose pesë vjet më vonë, takova Jennifer Aniston dhe ajo ishte e martuar me Brad Pitt në atë kohë. Kështu që shkova te Brad Pitt dhe i kërkova leje për të pasur një takim me gruan e tij. Ai më shikoi dhe më tha, “Shko pyete”, shpjegoi ai në The Graham Norton Shoë, duke shtuar: “Kështu që unë e pyeta atë dhe ajo më refuzoi.”

Zac Efron
Tyra Banks ishte e dashura e tij. “Kur isha më i vogël, shtrihesha në shtratin tim dhe shikoja posterin e Tyra Banks në tavanin tim. Ishte në katalogët e Victoria’s Secret që merrte mamaja ime dhe mendoja se ishte gjëja më e bukur në botë. ”

Emma Stone
Për të Leonardo DiCaprio ishte i vetmi. “E kisha parë “Titanik” shtatë herë në kinema. Ai ishte dashuria e jetës sime. Kisha një foto të tij në dhomën time që ishte firmosur nga ai të cilën e kisha marrë për ditëlindjen time kur isha 12 vjeç.” zbuloi ajo në ‘The Jess Cagle Show’.

Chris Evans
Sandra Bullock . Ai ra në dashuri me të kur pa ‘Speed’. “Unë u rrita duke dashuruar Sandra Bullock”.

Oscar Isaac
Dashuria e tij ishte Jessica Lang . “Ishte Jessica Lange sepse pashë ‘King Kong’. E shkrova emrin e saj në çdo faqe të kompjuterit. Dhe më pas arrita të bëja një film me të dhe i thashë: “Isha shumë i fiksuar pas teje. Shkrova emrin tënd në çdo font, por asaj nuk i interesonte”, shpjegoi ai për Vanity Fair.

Kate Bosworth
Leonardo DiCaprio. “Ndoshta, si shumica e 13-vjeçarëve, unë kam qenë shumë i interesuar për Leon në ‘Romeo dhe Zhuljeta’. Mendoj se të gjitha vajzat adoleshente thjesht menduan, ‘Unë dua atë lloj dashurie të çmendur’, sepse ju sapo keni filluar të ndjeni atë”, tha ajo për InStyle.


