7 Nëntor, 2022

Nga ‘kunjat’ me Noizyn, sherri me Finem dhe deri tek miqësia me Mozzik/ Don Xhoni i habit të gjithë me deklaratat e tij


Xhonatan Isiufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është një ndër reperet më të suksesshëm në vendin tonë. Shpesh herë këngët e tij janë kionsideruar si ‘diss’-e ndaj reperave të tjerë.

Teksa ishte i ftuar në ‘Zemër Luana’, reperi nga Drenica ka zbuluar si qëndron në të vërtetë raporti mes tij dhe ‘rivalëve’. Teksa të gjithë prisnin ndonjë ‘thumbim’ nga ana e tij, reperi i ka habitur të gjithë me deklaratat për secilin prej tyre.

Don Xhoni u vu përballë “Rrotës VIP”, e cila rrotullohet dhe ndalon tek personi që Xhonatani qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i behet nje pyetje pikante mbi reperin, ku ai mund të refuzojë të përgjigjet por duhet të japë vetë nga një koment për ta.

Në fillim, reperi qëlloi foton e Finem, m të cilin disa kohë më parë u përfol se patën një konflikt në një nga clubet e Tiranës. Por reperi i dha fund këtyre aludimeve dhe u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka të tillë, madje janë takuar dhe kanë kaluar mirë në Tiranë.

Më pas ai qëlloi dhe foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje në rrjetet sociale. Xhonatani tha se kanë qenë vetëm disa ngacmime në Instagram, por theksoi se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre është njëjtë si me Finem. Më tej ai reperi e quajti edhe “OG” Rigelsin (që në gjuhën e tyre tregon vërtetë respekt.

Sakaq, reperi zbuloi se dhe m Mozzik nuk është zënë ndonjëherë edhe përse ata nuk ndiqen në rrjetet sociale. Doni theksoi se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë dhe flasin në telefon jo në Instagram.

Gjithashtu dhe për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom, tha se ai vetë është më shumë “Don” sesa reperi.

© Panoramaplus.al