Sara Hoxhën, që të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, por tashmë do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”.

Blogerja është një prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit ku ka surprizuar jo vetëm anëtarët e jurisë por edhe gjithe publikun e talentin që ka në kërcim.

Së funmdi Sara ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet dhe në mes tyre nuk mund të mungonin dhe ato në lidhje me “DWTS”.
Një fans i ka vënë në dukje faktin se ajo po mundohet shumë por juria nuk poi a vlerëson dhe mesa duket Sara është pajtuar plotësisht më mendimin e ndjekësit:
“Ti këmbët po i lodh dhe po kërcen super bukur, po ajo juria s’po sheh gjë më duket.” Ndërsa blogerja i është përgjigjur duke shkruar: “Po pra hë”, shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Dikush tjetër e pyeti Hoxhën në lidhje me medimin e Ledri Vulës për pjesëmarrjen e saj në spektakël.
E pyetur se çfarë i ka thënë Ledri për “DWTS”, Sara zbuloi edhe “kushtin” që këngëtari i kishte vënë:
“A prisje më shumë nga Dance? Çfarë të ka thënë Ledri për Dancin?”
“Mos hajde në shtëpi pa kupë” dhe s’ka faj se ai i ka rreshtuar të vetat”– u përgjigj Sara duke i vendosur një fytyre me emoji të acaruar.


© Panoramaplus.al

