Së fundmi Salsano Rrapi dhe Lori, kanë qenë të ftuar në “Wake Up” ku kanë rrëfyer për eksperiencën e tyre në “DWTS”.

Aktori dhe prezantuesi i njohur ka thënë se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje. Ai zbuloi edhe konkurrentin më të fortë sipas tij, i cili tha se është Ardit Çuni.

Një pyetje nga moderatori ishte se si është të jesh partnerja e Salsanos? Dhe Lori u përgjigj se unë kam shumë besim tek vetja, nëse nuk do ishte Salsano, kushdo që të ishte do jepja maksimumin për ta çuar sa më larg në konkurrim. Nuk e prisja të ishte Salsano, më gëzoi fakti që ishte një nga moderatorët e humoristët më të mirë.

Nga nata në natë Salsano ka dalë gjithnjë e më mirë, punon goxha fort. Një pyetje e moderatorit ishte se
se çfarë mendimi ka për këto fjalë nga partnerja e tij Salsano? Salsano u përgjigj tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua, kam përshtypjen që vuan shumë me mua. Kam probleme përqëndrimi, nuk i mbaj mend hapat, Lori thotë si ka mundësi se ta kam shpjeguar shumë herë.

Cila ka qenë një nga performancat më të lodhshme? Lori thotë: Konteporani, ka pasur një padjeshkë shumë të vështirë, nuk mendonim se do e bënim. Atë natë morëm pikët maksimale dhe u zgjodhëm lider, më mirë të mos ishim zgjedhur se ishte përgjegjësi shumë e madhe.

Si i sheh Salsano performancat e tij? Në skenën e “Portokallisë” duket sikur atë që kam bërë në prova e jap më mirë në shfaqje, këtu ndodh e kundërta. Dal më mirë në prova se sa në shfaqje, fakti që të mos harrosh ndonjë lëvizje të vë shumë në presion. Që të gjithë balerinët kanë një konkurrencë të tyre të brendshme, na shtyjnë ne që të dalim mirë se është puna e tyre si fillim dhe pastaj e jona.

A ka Salsano ndonjë pakënaqësi ndaj jurisë? Juria nuk e konsideron moshën. Plus impenjimi im shtesë që është dhe tek “Portokallia”. Kë do hiqnin ata nga gara nëse do të kishin mundësi? Salsano: Unë do heq jurinë (qesh), nuk flas për konkurrentët se ma marrin për ters. Lori: Gara është e bukur kur janë të gjithë të fortë, nuk po japim emra, më mirë të presim se kush do largohet.

Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli, janë treguar gjithmonë të rezervuar kur vjen puna tek jeta e tyre private.

Dy aktorët kanë preferuar të mos dalin shumë në publik dhe intervistat ku zbulojnë detaje nga marrëdhënia e tyre janë të pakta.
© Panoramaplus.al
