16 Qershor, 2022

Nga Jonida Vokshi dhe deri tek Anxhela Peristeri, personazhet e njohur zbulojnë ‘muzat’ e tyre


“Muza Competition” ishte një event që promovoi stilistët e rinj shqiptarë të cilët sollën krijimet të cilat u paraqitën në pasarelën e madhe, ndërsa në krye kishin moderatoren e njohur Rudina Magjistari.

Pjesë e sfilatës ishin të ftuar shumë prej emrave të njohur shqiptarë. Frymëzuar nga emri dhe tematika e eventit disa janë pyetur se kush janë muzat e tyre.

Prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi ka zbuluar se muza e saj është vajza e vogël Emi: “Vajza ime Emi sigurisht”- u shpreh ajo.

Opinionistja Olesia Leço tregoi se muzat e saj ishin të ndryshme dhe frymëzoheshin nga momentet: “I kam te ndryshme, frymëzohem nga moment inga stinët”- tha Leço.

Gazetari Eraldo Rexho rrëfeu se muzat e tij janë brenda familjes: “Muza ime e parë ka qenë nëna ime pastaj ime motër, kështu që i kam gjetur brenda familjes modelet edhe frymëzimet”.

Ndërsa aktorja e njohur Rudina Dembacaj natyrisht është shprehur se muza e saj është vazja e vogël Viktoria: “Ime bijë Viktoria sigurisht”– u shpreh ajo.

Kurse këngëtarja Anxhela Peristeri zbuloi se muzat e saj janë këngëtaret e huaja me famë botërorë, këngët e së cilave jemi rritur: “Adele, Whitney Huston kur kam qenë më e vogël, Mariah Carey këto këngët që jemi rritur”.

© Panoramaplus.al