2 Shtator, 2022

Nga Hillary Clinton te Georgina Rodriguez/ Edhe Beniada Nishani në “Festivalin e Venecias”, modelja nuk e fsheh entuziazmin në rrjetet sociale (FOTO)


Dy ditë më parë ka startuar Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton deri tek partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Së fundmi, me anë të një fotoje në Instagram edhe Beniada Nishani ka njoftuar se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit më 5 shtator.

Modelja është shprehur shumë e lumtur, teksa tregon se do të bëjë gjithçka për ta prezantuar në mënyrë të denjë Shqipërinë.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme,”-shkruan ish-finalistja e Big Brother Vip.

Siç e përmendëm edhe më lart, ditën e djeshme (1 shtator) partnerja e Cristiano Ronaldo ishte një nga yjet që tërhoqi më shumë vëmendje në tapetin e kuq në premierën e Tar gjatë Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

28 vjeçarja, u shfaq në eventin e mbushur me yje, me një fustan të zi të çarë në pjesën e shpinës ku kishte disa zinxhirë tejet të hollë dhe elegant. Fustani gjithashtu kishte një të çarë të guximshme deri në kofshë edhe në pjesën e përparme.

© Panoramaplus.al