Vitë pas viti, personazhet e showbizzit në vendin tonë kanë përmirësuar imazhin e tyre. Dhe kur themi imazh, nuk flasim vetëm për atë televiziv, por edhe pamjen e tyre në të përditshmen.

“Panorama Plus” prej shumë vitesh i ka sjellë ata edhe të zhveshur nga shkëlqimi i ekranit, duke i fotografuar në të përditshmen, por edhe në bregdet.
Përgjatë këtyre ditëve të nxehta, do t’ju rikthejmë edhe njëherë imazhet e disa prej personazheve më të spikatura, teksa vite më parë pushonin në bregdetin tonë. Le të bëjmë së bashku një krahasim, sesi kanë ndryshuar disa nga VIPat me kalimin e viteve.
Greta Koçi kur realisht ishte 16 vjeç
Prej kohësh, Greta Koçi ka vendosur të shkëputet nga zhurma mediatike që e ka shoqëruar prej vitesh. Këngëtarja, e cila e ka nisur shumë e vogël rrugën e suksesit, tashmë është tërhequr, duke shijuar kështu jetën prive. Por disa vite më parë, edhe Greta zgjidhte jugun e vendit për të pushuar.

Ashtu si mund edhe të dallohet, në ato vite, Greta ende ruante imazhin fëmijëror që kishte ndër vitet. Edhe bikini që ajo kishte zgjedhur, tregonin shumë për moshën e adoleshencës së saj.

Sot që flasim, këngëtarja është e martuar dhe jeton jashtë Shqipërisë. Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh. Sa i përket dasmës, këngëtarja është shprehur se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ajo u shpreh se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.

“Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së showbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë”.
Viola Spiro me disa kilogramë më tepër në plazh
Prej shumë kohësh, Viola Spiro ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Moderatorja sportive zgjedh që të jetë sa më pak e ekspozuar në rrjetet sociale, por edhe në daljet televizive.

Megjithatë, para disa viteve nuk ka qenë kështu. Fotot e shkrepura disa vite më parë, na tregojnë një tjetër Viol. Atë verë, vajza me linjat e kuruara duket se kishte hequr dorë jo vetëm linjat perfekte, por edhe nga djemtë problematikë. Në këto foto paparazzi plazhi, Viola duket se ka shtuar pak në peshë me barkun e rrumbullakosur, kilogramë që nuk ia zbehin sharmin.

Ndërsa për sa i përket jetës private, ajo duket se ka hequr dorë nga lidhjet problematike. Në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive, ajo u shfaq krejt ndryshe në stil dhe mendime. Tashmë një vajzë e mbledhur, Viola Spiro tregoi se ka ndryshuar në shumë aspekte.

Nga pushimet e luksit dhe fotot seksi me bikini, Viola la të nënkuptohej se tashmë s’do ta shohim në asnjë foto me të brendshme, pasi ka vendosur të mos ketë më epitetin “vajza seksi”.

“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu, pasi dua të largohem nga epitetet ‘vajza seksi’. Kam qenë e vogël, kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson, thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze. Ishte një moment që po e shikoja veten time në verë dhe thashë se do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri te hunda”, u shpreh prezantuesja e sportit.
Xhemi Shehu dhe ditët në plazh me bashkëshortin e shoqërinë
Prezantuesja simpatike, Xhemi Shehu, është fotografuar vite më parë në plazhet e Jugut. Nënë e dy fëmijëve, siç e shihni edhe nga fotot Xhemi ka një fizik për t’u pasur zili. Super në formë dhe në një relaks total, Xhemi duket se i ka shfrytëzuar mirë këto kohë pushimi, para se të nisë sezoni i ri televiziv.

Shohim nga fotot që ajo ka bërë një zgjedhje interesante, ndërkohë që ka ndarë kohën e saj me bashkëshortin, por edhe me mikeshat.

Mesa duket, Xhemi nuk i ka rezistuar tundimit të shoqërisë së vajzave ku ajo duket që ia kalon shumë mirë mes lojërave me letra dhe bisedave, të cilat dihet që mes vajzash janë mjaft interesante.

Në shtator moderatoren e pret një sezon i ri tek “Portokalli”, ku veç moderimit, herë pas herë na habit me aftësitë e saj që ka edhe në aktrim.


© Panoramaplus.al

