Kopertina e re e Princit Harry dhe Meghan Markle në “Time 100” u komentua shumë nga përdoruesit e internetit, të cilët besojnë se fotografia ishte e edituar.

Revista publikoi të mërkurën fotografinë e kopertinës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, në të cilën ata shfaqen me lëkurë të lëmuar jashtëzakonisht të ndritshme, sy të çuditshëm të ndritshëm dhe te Harry u vunë re flokë të dyshimtë më të plotë, shkruan “People”.
“Kopertina duket aq false … oh prisni sepse qenka e tillë,“- ishte vetëm një nga qindra komentet.
Disa menduan se revista fotoshopoi flokët e Harry-t. Dikush tjetër theksoi se Harry dhe Markle dukeshin si mbretërorë të në një filmi të animuar të Disney-t. Të tjerët, ndërkohë u morën me mënyrën se si ishte pozicionuar Meghan para Harry-t për fotografinë.

“Kush e miratoi këtë foto?! A qëndron ai në këmbë? Është ulur? A po e mban ajo mbi supe që të mos bjerë? Pse do t’i bënit këta njerëz kaq të bukur të dukeshin kështu?” pyeti një përdorues i Twitter.
“Duket sikur ai po struket pas saj,”- tha dikush tjetër.
Meghan dhe Harry u bënë pjesë e listës Time 100 për punën bamirëse me fondacionin e tyre “Archewell”.

Mirëpo, veç fotos që u komentua shumë, ra në sy edhe një detaj në gishtin e Meghan: unaza prej 525 dollarësh, “Shiffon Duet Pinky Ring”, e vendosur pranë unazës së saj të fejesës me tre gurë.
Unaza prej ari 14 karat dhe me një diamant të vogël pranë një më të madhi, përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një “premtimi rozë” (pinky promise). Ky shpjegim kaq interesant ndodhet në faqen online të markës. Kompania gjithashtu dhuron 50% të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.

Për më tepër, “Shiffon” përdor metale të ricikluara, paketime minimale e të ripërdorshme në modelet e tij, çka i përshtatet shumë Dukeshës së Sussex, e cila është një fanse e stileve të qëndrueshme.


