31 Gusht, 2022

Nga fjalë në vepra, të famshmit shqiptarë që iu bashkuan protestës kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave në Prishtinë (FOTO)


Rasti makabër i 11 vjeçares që u përdhunua për disa orë rresht nga 5 persona në Prishtinë ka goditur mbarë opinionin publik.

Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur të botës së artit, politikës dhe jo vetëm që janë sensibilizuar me këtë rast. Kjo ka bërë që së bashku me to një grup i madh qytetarësh të marshojnë gjatë ditës së sotme (31 gusht) rrugëve të Prishtinës në shenjë proteste kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Disa nga figurat e njohura që iu bashkuan kësaj protestë janë: Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek, deputetja e parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, këngëtarja e muzikës popullore Shyhrete Behluli së bashku me të bijën, Engjellusha Salihu, këngëtari Ron Zaiti, Dj Dagz, reperi Lyrical Son si dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Foto nga figurat e njohura në protestë:

Sakaq në raportin paraprak të Policisë, është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore dhe organet shtetërore po merren me trajtimin e saj.

© Panoramaplus.al