21 Shkurt, 2022

Nga fitorja e munguar e Elvanës, tek sherri i Big Brother Vip/ Kush janë debatet më të mëdha pas kompeticioneve në Shqipëri


Janë jo të pakëta rastet kur fitoret në kompeticione apo festivale të ndryshme ngjallin polemika, madje kemi parë që shpesh kanë çuar edhe në krisje të miqësive mes figurave të njohura të showbizit shqiptar.

 

Në çfarëdolloj gare si, reality-show, festival kënge apo konkurs kërcimi, konkurrentët që nuk arrijnë fitoren, shkaktojnë polemika të shumta, duke ndikuar kështu edhe në fansat e tyre që nisin “sherre” virtuale në mediat sociale.

 Nga fitorja e Ilir Shaqirit në “BBVIP” deri te ajo e Ronela Hajtit në Festivalin e Këngës, ja kush janë disa nga “triumfet” e VIP-ave që sollën polemikat më të mëdha:

 

ILIR SHAQIRI – BIG BROTHER VIP 1

 

Ilir Shaqiri është shpallur fitues i çmimit të madh të Big Brother VIP Albania pasi u përball në finale me aktorin Donald Veshaj.  Në fjalimin e tij pas fitores ai tha se donte t’u tregonte njerëzve se kush ishte ai në të vërtetë përveç asaj që shumëkush e njeh si balerin.  

Por pas fitores së balerinit kanë filluar edhe polemikat e para nga fansat e kundërshtarit të tij, Donald Veshajt. Në rrjete sociale shumë ndjekës kanë lënë komentet dhe kritikat e tyre ndaj produksioni të formatit, duke e quajtur “të padrejtë” fitoren e Ilir Shaqirit.

Megjithatë, nuk kanë munguar as kritikat nga ana e personazheve të njohur publikë, të cilët kishin të preferuar aktorin Donald Veshaj. Figura të njohura si, Elgit Doda, Klea Huta, Flaka Krelani, Mozzik apo Stresi kanë bërë reagimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Elgit Doda shkroi në Instagramin e tij  se “i drejti fiton një ditë”.

“Nuk hahet haku i një populli”, shtoi ai.

Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, këngëtari dhe producenti shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.

Klea Huta publikoi në Instastory një shkrim ku shfaqi hapur përkrahjen për Donald Veshaj dhe zhgënjimin për çmimin e madh ndaj balerinit shqiptar.

“Po ju e besoni këtë? Nuk e besoj që ju e besoni. Më vjen keq edhe një herë mu konfirmua se i drejti nuk fiton.

“Ti je BB i padiskutushëm, Donald Veshaj, për ne dhe për ata që nuk të deshën”, u shpreh Klea.

Ndërsa, këngëtarja Flaka Krelani ka ironizuar balerinin, edhe Lori Hoxhën.

“Si thuhet shqip kthema borxhin”, ka shkruar motra e Flakës, status që edhe vetë artisja e ka shpërndarë. Statusi i referohet “përballjes” së kësaj të fundit me autoren Lori Hoxha në “Dancing With The Stars”, ku Ilir Shaqiri ishte kryetar jurie.

Por edhe vetë aktori Donald Veshaj ka lënë hapësirë për të dyshuar se nuk është dakord me fitoren e balerinit. Ai, në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale tha se ka vendosur që ato 100 mijë euro t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.

“Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e  pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehu Donald Veshaj. Pasi e uron Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë.

Edhe vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj, u bë mjaft i komentuar në rrjet për shkak të një videoje që qarkulloi.

Videoja tregon situatën jo të qetë mbrëmjen e djeshme në natën finale të Big Brother VIP.

Pas shpalljes së fituesit, Romeo Veshaj, vëllai i Donaldid është dukur i tensionuar në prapaskena. Në videon e siguruar nga Prive.al, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.

Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta qetësuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.

 

RONELA HAJATI – FESTIVALI I KËNGËS 2021

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës.

Por, kënga e saj “Sekret” u prit me shumë kritika nga disa artistë të njohur shqiptarë të cilët thanë se teksti i këngës së saj nuk përcillte asnjë mesazh.

Stefi dhe Endri Prifti konkurruan në festivalin e RTSH-së me këngën “Triumfi i jetës”, por nuk arritën të renditeshin as në 4 vendet e para.

Dyshja me irioni kanë “duartrokitur” jurinë për vendimin e tij.

“Çfarë degradimi”, shkruan Stefi Prifti, duke i bashkangjitur postimit një pjesë të tektit të “Sekret”.

Postimi i plotë:

Çfarë degradimi…

Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.

Jepni mendimin tuaj.

Teksti

Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon

Edhe sot un po du me ta thon

Edhe një, edhe dy

Një, dy, tre, ta marrsha

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

Ma ke bo jetën si lojna, avion

Ma ka lon, ma ka lon

Nuk di nji tjetër, se pishmon

Ma ka lon, ma ka lon…

……………………

Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!

Bravo juria e festivalit ??”, shkruhej ne postim.

Edhe artisti i njohur, Robert Aliaj ka shprehur kritikat e tij në lidhje me këngën që do të na përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Gjatë një interviste, ai u shpreh se ndjente keqardhje që ‘muzika tallava’ do të shkojë në Eurosong, duke iu referuar këngës “Sekret” të Ronela Hajatit. Sipas tij, ne jemi “një model shoqëror që s’do sundojmë kurrë”.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”

Nga ana tjetër, nuk ka munguar as reagimi i Ronela Hajatit ndaj komenteve negative për këngën e saj duke ironizuar kolegët.

“Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste, as muzikë por ulet dhe punon”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

Ronela Hajati shtoi se komentet negative kanë ardhur vetëm nga artistë shqiptarë, duke nënvizuar se “performanca e saj është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë”.

Artistja gjithashtu reflektoi për dy vitet e fundit që lamë pas, duke thënë se kanë qenë më të vështirët për jetën e saj, duke refuzuar të tregojë arsyen.

Në një tjetër postim ironik në Instagramin e saj ajo shkroi bashkëngjitur një videoje të postuar: “Versioni për moralistët”.

ARILENA ARA – FESTIVALI I KËNGËS 2019

Festivali i 58-të në RTSH u shoqërua me shumë polemika, sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese.  Trofeun e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa disa javë para finales së festivalit ishte përfolur si fituese Elvana Gjata. Pas kësaj të gjitha sulmet u adresuan tek juria.

Alketa Vejsiu, e cila ishte moderatore e Festivalit të Knëgës, reagoi me një shkrim në Instagramin e saj, ku tregoi përkrahjen për Elvana Gjatën.

Deklarata e Alketa Vejsiut, nën postin e moderatores , ku i kërkonte ndjesë publike Elvanës se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit publikut inatosi Arilena Arën.

Pas asaj deklarate Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Në lidhje me polemikat e shkaktuara për fitoren e Arës reagoi edhe këngëtarja e njohur Kida.

Ajo nisi një “live” në Instagram dhe tha se t’i përgjigjej çdo pyetjeje që gazetarët do t’i bënin.

E ngacmuar nga Olti Curri, se kë do të zgjidhte ajo nëse do të ishte pjesë e jurisë, Arilenën apo Elvana Gjatën, Kida tha:

“Janë të dyja shumë artiste të mira. E kam pak problem të them një emër të Arilenës apo Elvanës…”- por Olti Curri insistoi që ajo të thoshte një emër dhe më në fund këngëtarja u shpreh:

“Kënga e Elvanës ishte tipike Eurovizioni, e kuptuam që do të ishte hit. Kësaj here ka qenë më interesante Elvana Gjata!”

 Shkrimtarja Rita Petro, e cila ishte edhe pjesë e jurisë u shpreh në një intervistë se votën e saj e kishte dhënë për fituesen. Ndërsa pasi u ndal tek Elvana Gjata, shkrimtarja theksoi se këngëtarja duhej te ishte treguar më e kujdesshme me tekstin. Sipas saj shumë njerëz nuk e kanë kuptuar ‘Me t’tana”, pasi nuk është shkruar si duhet.

Elvana Gjata, e cila u pozicionua në vendin e dytë tha:

“Nuk ka kupë, nuk ka festival që mund ta kthejë atë që publiku më ka dhënë këto 15 vjet karrierë. Absolutisht që nuk mund t’ju gënjej se çdo konkurrues dëshiron që të fitojë, por unë ndihem e fituar vërtet. Ndihem e fituar që ditën që kam nxjerrë këngën. Të gjithë shqiptarët më kanë bërë ‘repost’ dhe e ndiej që e duan këngën. Nuk gënjej për këtë gjë, dhe ata nuk gënjejnë”

Pas polemikave te forta qe pasuan zgjedhjen e kenges fituese te Festivalit te 58-te te Kenges ne RTSH, foli për “Panoramaal” edhe drejtori i Pergjithshem i Festivalit, Thoma Gëllçi. Sipas Gëllçit, “vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem”.

LORI HOXHA – DANCING WITH THE STARS

Së fundmi në rrjetet sociale u rikthye në vëmendje fitorja e Lori Hoxhës në “Dancing ëith The Stars”.  Duke marrë shkas nga fitorja e Ilir Shaqirit në BBV, i cili ishte asokohe kryetar jurie në DWST, ka reaguar këngëtarja Flaka Krelani.

Krelani e konsideroi  një “kthim borxhi” çmimin e parë në “BB VIP”.

“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.

Ironia është qartësisht për fitoret e trashgimtares së Top Channel, Lori Hoxhën dhe balerinit Ilir Shaqiri.

ENEDA TARIFA – KËNGA MAGJIKE 2019

Pas fitores së saj në Kënga Magjike me këngën “Ma zgjat dorën”, në media u shkruajt se Eneda Tarifa ‘i mori’ vendin e parë Fifit.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

E para që ka dhënë komentin e saj ka qenë Fifi, menjëherë pas shpalljes Eneda Tarifës si fituese, teksa publiku borhoriste emrin “Fifi”. Para se fituesja të këndonte, Fifi tha:

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali “Kënga Magjike” vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë kenë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim”,

Nga ana tjetër Eneda Tarifa tha se nuk ‘hanë bukë’ baladat se këngët ritmike, duke futur në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë: “Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në “Këngën Magjike”, o nuk hamë unë dhe ti…këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu”,

Fifi vijoi më tej të këmbëngulte në idenë që publiku është ai që e di se çfarë pëlqen, teksa shtoi se vetë asaj në klube i kërkojnë baladat më shumë. “Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht baladat më janë kërkuar në klube. Nejse, fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet”, përfundoi Fifi.

Ky “debat”mes këngëtareve duket se ka vijuar edhe në rrjetet sociale, pasi dyshja fshinë njëra-tjetrën nga Instagrami.

 

ALBAN RAMOSAJ – KENGA MAGJIKE 2021

Pas përfundimit të “Kënga Magjike”, ku fitues u shpall Alban Ramosaj, kanë shpërthyer përplasjet mes artistëve në rrjet.

Ishte Flori Mumajesi ai i cili u përplas virtualisht me një nga anëtaret e jurisë, pikërisht me Kozeta Kurtin.

E gjitha nisi nga postimi i gjatë që kjo e fundit bëri në llogarinë e saj në Facebook pas përfundimit të natës finale, ku tregonte se çfarë po ndodhte me muzikën shqiptare sipas saj.

Ndër të tjera, ajo shkroi se grupi “Urband Band” dhe këngëtarja nga Gjeorgjia, Nutsa, e meritonin plotësisht fitoren. Nga ana tjetër, për Alban Ramosajn, i cili u shpall fitues, ajo kishte rezerva.

Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë.

A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë). Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen.

Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtatin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, ishte një pjesë nga shkrimi i Kozetës në rrjetin social.

Nga ana tjetër kantautori, Flori Mumajesi, nuk është dakord fare me këto fjalë dhe për këtë arsye ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka etiketuar në fund edhe Kozetën.

Një shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh!

Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! BRAVO! TË LUMTË!

Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem, përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. Si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10, po e bëj Kozeta Kurti!”, shkroi Flori.

ERMAL META – SANREMO 2018

Pas fitores madhështore në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Itali, nën menjëherë  polemikat për Ermal Metën: Në Itali nëse doni sukses, thjeshtë kopjoni Kur ende nuk është harruar shija e suksesit për fitim e vendit të parë në Sanremo, për Ermal Metën kanë ardhur një lum kritikash.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë komente kundër Ermalit, pasi sipas tyre u fitua duke kopjuar. Komentuesit në rrjetet sociale e quajnë një skandal të vërtetë, dyshimet për kopjimin e këngës dhe sipas tyre këngëtarët italianë nuk do të jenë kurrë në gjendje ta marrin atë në Eurovizionin e ardhshëm.

Megjithëse shumica e spektatorëve dhe përdoruesve të internetit kanë përshëndetur këtë fitore, sërish shumë përdorues të Twitterit kanë shprehur mos pëlqimin e tyre. “Nga eliminimi nëpërmjet plagjaturës në fitore “, nënvizon një përdorues në rrjetin social ndërsa një tjetër i përgjigjet: “Ai fitoi plagjiaturë, ai fitoi italinë. Ata fituan ‘miqtë e miqve’ “.

Në konferencën për shtyp pas raundit të fundit të Sanremo 2018, artisti romak dhe artisti shqiptar deklaruan: “Ne u ndjemë keq për atë që ndodhi, por tani nuk ka asgjë, sepse nuk ka kuptim që të ketë një urrejtje. “Jam i lumtur, jam i bindur se do të jemi palë të treta “, tha Ermal Meta.

Urban Band – KËNGA MAGJIKE

Vendimi final i jurisë profesionite të Kënga Magjike për shpalljen fitues në kategorinë “Best New Arist” të grupit të rock-ut Urban Band me këngën “Edhe një natë”, nuk është pritur mirë nga Flori Mumajesi.

Këngëtari, që mori pjesë në Kënga Magjike bashkë me Klajdi Harunin dha një mesazh në rrjetet sociale.

 “Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i Neë Artist”, shkruan Flori në një postim.

Sjellim në vëmendje që juria profesioniste përbëhej nga: Jonida Maliqi, Arben Skënderak, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi. Në finale Urban Brand ishte me artistin Kras që garoi me këngën “Bekuar”. Urban Band ia dolën të rrëmbenin çmimin mes 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale festivalit.

ROZANA RADI – KENGA MAGJIKE 2016

Pas përfundimit të ‘Kënga Magjike’ ku Rozana Radi trimfoi me këngën “Ma thuaj ti”, nisën kritikat dhe pakënaqësitë nga kolegët dhe konkurrentët e saj.

E fortë ka qenë kritika e këngëtarit Devis Xherahu, që nuk arriti të futej në 20 këngët finaliste, i cili ka sulmuar hapur Rozana Radin pas fitores me këngën ‘Ma thuaj ti’. Devisi në një status të gjatë në profilin e tij të Facebook-ut shprehej i indinjuar nga mënyra e votimit, dhe ndër të tjera shkruante se Rozana Radi kishte probleme të mëdha intonative dhe se gjithashtu ishte e paaftë.

“Mjaft të tjerë të cilët me plot gojën janë filtri me profesional për evenimente të këtij dimensioni, jam i bindur që mbrëmë kanë qeshur duke parë në finale disa artistë që kishin probleme të mëdha intonatcioni dhe sidomos me fituesen e këtij festivali që ishte pjellë e këtij lobingu të paaftësh”, shkruante Devis Xherahu.

Ka mjaftuar ky status që Rozana të reagonte, si fillim në të ‘Dielën Shqiptare’, e më pas përmes një statusi në Instagram. Radi shkroi se dikush u mundua që t’ia prishte gëzimin duke e quajtur jo këngëtare, por i ka kujtuar Xherahut se kanë qenë duartrokitjet e publikut ato që e vlerësuan edhe më shumë.

“Aty e kishe skenën, dole u përballe me publikun pse nuk ja more duartrokitjet si shumë të tjerë që ishin në atë skenë?”, shkroi ndër të tjera këngëtarja.

ONI PUSTINA – DANCING WITH THE STARS

Në edicionin e parë, edhe pse Genta Ismajli ishte dukshëm kërcimtarja më e mirë, fitues u shpall Oni Pustina. Kjo solli reagime të ashpra nga ndjekësit e programit në rrjetet sociale, dhe nga publiku që ndodhej në studio, të cilët thërrisnin emrin e kangëtares.

Më pas zëra të shumtë thanë asokohe se modeli nuk i mori të plotë 50’000 eurot e vendosura si çmim.

Fituesit të edicionit të dytë, aktorit Enver Petrovci, çmimi iu konvertua në një makinë e cila natyrisht nuk kishte vlerën e 50’000 eurove. Elvana Gjata e mori apartamentin që fitoi por më pas investoi për të blerë një apartament më të mirë se ai që i ishte dhuruar.

 

© Panoramaplus.al