12 Shtator, 2023

Nga fëmija i tretë me Gimes deri tek sikleti që i krijoi partneres, shkrimtari i njohur tregon detaje të pathëna për Elon Musk


Grimes e njohur me emrin Claire Elise Boucher pretendon se ish-partneri i saj, Elon Musk u ka dërguar një foto të saj duke bërë lindjen cezariane (lindje kirurgjikale) miqve dhe familjarëve të tij më të gushtë, duke përfshirë babain dhe vëllezërit e saj.

Grimes dhe Elon Musk

Në biografinë e Elon Musk, shkrimtari Walter Isaacson shkruan se ka folur me këngëtaren për situatën e pakëndshme.

“Ai thjesht nuk mendonte se unë do të mërzitesha,” thotë Grimes sipas një fragmenti të siguruar nga revista People.

Në libër, Isaacson zbuloi se dyshja kanë sjellë në jetë në fshehtësi një fëmijë të tretë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Techno “Tau” Mechanicus.

Ndërsa ende është e paqartë se kur lindi i vogli i tyre, ish-çifti kanë sjellë në jetë 2 fëmijë së bashku, vajzën 1-vjeçare dhe djalin 3-vjeçar.

Kujtojmë që Musk dhe Gimes u lidhën së bashku në vitin 2018, ndërsa 4 vite më pas dyshja i dhanë fund romancës së tyre por duke ruajtur një marrëdhënie të mirë së bashku.

 

© Panoramaplus.al