26 Janar, 2019

Nga Eli Fara tek Orinda Huta, ja si dukeshin 10 vite më parë në fotot origjinale nga arkiva e “Panorama Plus”


Të frymëzuar nga tendenca më e re e rrjeteve sociale, kjo është pjesa e dytë e rubrikës “Si dukeshin Vip-at 10 vite më parë”.

Fotot janë të papunuara, pasi janë të arkivave tona, ndërkohë që krahasimi me fotot e tanishme është përsëri diçka e diskutueshme sepse sot nuk gjen asnjë foto në rrjete sociale që të jetë e paprekur nga fotoshopi apo efektet e celularëve smartphone.

Gjithsesi, ne zgjodhëm edhe kësaj here 5 emra të njohur në botën e showbiz-it për të bërë krahasimet se si kanë ndryshuar në 10 vite. E kemi nisur me këngëtaren e talentuar Eli Fara.

10 vite nuk janë pak për të bërë një ndryshim të qenësishëm në imazhin e dikujt. Por kjo nuk vlen në rastin e Eli Farës. Këngëtarja duket që këto 10 vite ka treguar shumë kujdes për pamjen e saj dhe rezultatet janë evidente.

Duke marrë parasysh që fotoja se si duket sot është shumë e punuar, gjithsesi ne e shohim Elin edhe në aktivitetet të ndryshme si në festivale dhe të gjithë jemi dëshmitarë të bukurisë dhe freskisë së saj. Madje, duke u nisur nga fotoja e 10 viteve më parë, ajo sot duket më e re se atëherë!

Blogeri Olti Curri është pothuajse një njeri tjetër në harkun e 10 viteve. Ajo që ka ndryshuar është vetëm pesha, asgjë tjetër. Dikur një djalosh elegant, madje edhe disi serioz, sot Olti është një djalosh i rrumbullakosur, por që çuditërisht i shkon shumë natyrës së tij. Pra, me pak fjalë, duhet thënë se Olti e ka humbur betejën me kilet, por ka fituar atë me simpatinë.

Olta Gixhari nuk ka asnjë ndryshim nga 10 vite më parë. Që atëherë ka stiluar flokët bukur, nuk ka lëvizur fare në stilin e saj, por duket që ka rrumbullakosur më shumë format trupore, kjo edhe sipas tendencave të modës alla Kardashian.

Ndryshimi më spektakolar është ai i stilistes Rezarta Skifteri. Në 10 vite, Rezarta jo thjesht ka ndryshuar, por ajo ka rilindur si dikush tjetër, shumë por shumë seksi…

Orinda Huita është e njëjta bionde me sy jeshilë, si një Barbi e ëmbël. Koha nuk është asgjë për Orindën. Ajo mbetet po njësoj, natyrisht me look më të sofistiikuar siç e kërkon trendi aktual.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al