20 Tetor, 2022

Nga divorci, njohjet e reja dhe thashethemet për romancën me Bred Pitt, Emily Ratajkowski prononcohet për herë të parë për jetën e saj private


Modelja Emily Ratajkowski ka thyer heshtjen për jetën e saj private në një intervistë të re, të zhvilluar së fundmi. EmRata oli për jetën pas ndarjes nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, ku zbuloi tipin e saj, dhe rrëfeu njohjet e reja.

Që pas divorcit nga ish-partneri me të cilin ndan dhe një fëmijë, EmRata është përfolur për një romancë me Brad Pitt dhe pse tani gjërat janë ndryshe.

Modelja nuk foli kurrë për thashethemet se ajo ishte takuar me aktorin 58-vjeçar, por burimet treguan se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijeve që ka me Angelina Jolie.

Kur u pyet fillimisht  për ndarjen e saj, Emily tha për Harper’s Bazaar: “Mund t’ju them se nuk kam qenë kurrë beqare”. Shtoi  se nuk donte të fliste për gjendjen aktuale të martesës së saj për të mbrojtur privatësinë e djalit. “I ndjej të gjitha emocionet, ndjej zemërim, trishtim, gëzim. Çdo ditë është e ndryshme, e vetmja gjë e mirë që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra, gjë që është mirë sepse më bën të besoj se do të jem mirë”- tha Emily.

Ka konfirmuar gjithashtu se është duke u takuar me dikë. “Kam shkuar në takime,” shtoi ajo në intervistën e saj për “Harper’s Bazaar”, duke vënë në dukje se nuk është ende pjesë e aplikacioneve të takimeve. Modelja sqaroi gjithashtu se nuk ka një tip të caktuar dhe se “nuk ka qenë kurrë me dikë të famshëm apo të fuqishëm më parë”. Kur u pyet për thashethemet se ishte duke u shoqëruar me Brad Pitt, revista vuri në dukje se “mimikat e saj janë të palexueshme”.

Së fundmi Emily u fotografua rrugëve të New York duke u puthur me dikë. Mashkulli misterioz me të cilin u kap ‘mat’ u zbulua më pas se është DJ 35-vjeçar, Orazio Rispo. Burime për DailyMail.com bënë me dije se ai ka punuar si DJ për dy dekada, gjithashtu zotëronte dhe drejtonte një dyqan rekord në Brooklyn, të quajtur Halcyon Record Shop, derisa u mbyll në vitin 2020 në mes të pandemisë COVID-19.

Modelja dukej më e lumtur se kurrë në takimin e saj romantik me DJ-n 35-vjeçar. Dyshja u pa duke qeshur me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje dhe duke ndarë një përqafim romantik teksa shëtisnin nëpër Manhattan, pasi shijuan një darkë jashtë.

© Panoramaplus.al