15 Gusht, 2023

Nga “diss-i” për ish-partnerin deri tek romanca me Sin Boy, Rina Balaj flet hapur: U bë shumë virale por ishte…


Këngëtarja e njohur Rina Balaj së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ndër të tjera foli për ish-partnerin e saj Sin Boy.

Disa ditë më parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video duke kërcyer me në djalë, ku ky i fundit bënte të njëjtat lëvizje si ish i dashuri i këngëtares, ndërsa ajo u konsiderua nga publiku si një “diss” për reperin.

Mirëpo gjatë intervistës Rina tregoi se videoja e cila u bë virale nuk e ka bërë për ndonjë qëllim të keq por për ta mbështetur atë.

Ndër të tjera këngëtarja iu dha fund zërave se është rikthyer me Sin Boy, ndërsa u shpreh se në jetën e saj nuk ka ndonjë mashkull.

Nuk jemi bashkë, e kam thënë që në fillimit dhe vazhdoj ta them se unë dhe Sin Boy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë është sepse kemi punë. Nuk e kam bërë me qëllim të keq, u bë shumë virale nuk e di pse, por ishte për mbështetje”, u shpreh këngëtarja.

@balerina999 @johnydega ♬ Sin Boy X Dj Stephan Sexaki – Dj Stephan

© Panoramaplus.al