15 Shtator, 2023

Nga Dafina Zeqiri dhe Dj Geek deri tek Fero dhe Arbenita, ja cilët janë disa nga ish-çiftet që pas ndarjes nuk mbetën miq


2023 është cilësuar si viti i ndarjeve, pasi shumë nga çiftet e showbizit shqiptar dhe ata të huaj i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë.

Ka raste që edhe pas ndarjes çiftet ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por ka raste kur ndodh e kundërta.

Afona Dika dhe këngëtari i njohur Blero Muharremi janë një ndër çiftet që i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, ndërsa tani nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek u ndanë këtë vit, ndërsa me ndarjen i dhanë fund edhe marëdhënies profesionale.

Jo vetëm që nuk kanë mbetur shokë, por dyshja shpesh herë ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

dafina-3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Historia e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ishte ndër më të komentuarat. Dyshja krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “BBV 1”, ndërsa pas daljes nga ky reality show secili vazhdoi jetën e tij. Moderatori u lidh sërish me të dashurën e tij Bora Zemani, ndërsa këngëtarja tani ndodhet jashtë vendit.

donaldveshaj-beatrixramosja

Ndarja e Feron me bashkëshorten Arbenita Ismajli bëri bujë më mediat rozë.

Ai dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, teksa kjo e fundit ngriti një padi kundër tij, ndërsa gjykata e e Gjilanit e dënoi me 30 ditë paraburgim.

Ndonëse reperi ka disa javë që ka dalë nga paraburgimi në postimet e bëra dyshja kanë treguar se nuk ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse ata kanë një vajzë së bashku, Ninën.

arbenita ismajli, fero (19)

arbenita ismajli, fero (5)

 

 

 

© Panoramaplus.al