Këngëtarja Rita Ora ka publikuar për ndjekësit e saj listën e këngëve që dëgjon në “Spotify” ku shumicat prej tyre ishin të artistëve shqiptarë.

Nëpërmjet postimeve në InstaStory artistja shkroi se kishte përgatitur këtë listë këngësh për të festuar Pavarësinë e Kosovës
‘Bëra një playlist të këngëve shqiptare dhe kosovare për të festuar’- shkroi Rita.
Kënga që kryeson e para në listë është projekti i saj më i fundit “You only love me” e më pas vijnë artistet me origjinë shqiptare Ava Max, Bebe Rexha ku pjesë e tyre ishte dhe Dua Lipa me të cilën është përfolur prej kohësh se vajzat nuk kanë pasur raporte të mira me njëra tjetrën.
Por përveç tyre duket se Rita ështën jë fanse e zjarrtë edhe e artistëve tanë shqiptarë si:
Era Istrefi, Finem, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani e të tjerë.

© Panoramaplus.al

