Viti 2021 nuk ka qenë dhe aq me fat për disa çifte të njohur të showbizz-it shqiptar, për shkak se fundi i tyre s’ka qenë i lumtur.

Disa prej këtyre lidhjeve kanë qenë shumë të përfolura. Madje këto çifte janë shfaqur shumë të dashuruar në rrjete sociale dhe intervista, aq sa dukej sikur dashuria e tyre do zgjaste deri në pafundësi.

Ja disa nga ndarjet më të bujshme:
- Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Pas dy vitesh histori dashurie, sa pasionante, po aq edhe intensive, këngëtarja e njohur dhe aktori humorit mbyllën në heshtje romancën e tyre.
Lidhja e tyre përfundoi para ndërrimit të viteve të 2020, por ndarja u zbulua në muajin shkurt kur Jonida Maliqi deklaroi se Shën Valentin do e gjente “single”. Kujtojmë që gjatë karantinës ata patën një ribashkim të bukur, pas ndarjes në vjeshtën e 2019- ës.
Pasi konfirmuan lidhjen e tyre, këngëtarja dhe aktori postonin shpesh video e foto me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin dedikimet romantike, duke fituar zemrat e fansave, të cilët nuk ndaleshin së bëri postime për “çiftin ideal”.

- Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Moderatorja dhe aktori i humorit u ndanë në fillim të vitit 2020. Xhelozia u bë shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donald Veshaj ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin.
Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.
Por me hyrjen e Donald Veshaj në Big Brother duket se pati një ribashkim mes tyre. Bora Zemani dhe aktori u takuan brenda shtëpisë së famshme dhe u puthën me njëri-tjetrin, madje Donald Vesha i premtoi se do dilte i vetëm nga BBV.
Por, ai nuk e mbajti këtë premtim dhe pak ditë më vonë nisi një histori dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë së Big Brother, duke i dhënë fund kështu njëherë e përgjithmonë lidhjes së tyre.

- Oriola Marashi dhe Eros Grezda
Modelja dhe futbollisti që mori famë si lojtar i Kombëtares, i dhanë fund fejesës, po ashtu në fillim të vitit.
Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk ndjekinin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në një kohë kur ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre.
Por miqtë treguna se çifti ishin ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë.
Ndërkohë Eros Grezda duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një modele spanjolle. Dyshohet se ky pëlqim i tij për modelen spanjolle ka nisur që kur ishte në një lidhje me Oriola Marashin dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje.
Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shpreh hapur dashurinë pasi nuk kursehet që ta komentojë në foto.

- Bojken Lako dhe Semi Jaupaj
Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nisën një romancë të bukur në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.
Por pas 17 vitesh bashkë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes! Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.
Megjithatë martesa e tyre mori fund për arsye ende të paqarta. Por ish-çifti kanë treguar se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kanë mbetur miq. Madje, rokerja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip u shpreh se kishte marrë mendimin e Bojken Lakos, për të hyrë brenda ose jo.

- Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj
Një vit pasi i propozoi për martesë, historia e dashurisë së Erion Zeqirajt me volejbollisten, Blerta Ligaj mori fund në mënyrë misterioze.
Një nga çiftet më të pëlqyera të shoëbizit duket se janë ndarë jo mirë, pasi modelja është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, ku postonte shpesh jo vetëm fotot e bukura në çift, por edhe foto si modele.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por flitet se për shkak të një konflikti xhelozie ata kanë marrë këtë vendim, ndërkohë që Erion Zeqiraj ka fshirë të gjitha fotot bashkë.

- Cozman dhe Fjolla
Cozman dhe e dashura e tij, Fjola, i dhanë fund lidhjes së tyre disa mujore në shtator.
Dyshja fshinë njëri-tjetrin nga rrjete sociale dhe menjëherë u aludua se ishin ndarë.
Këngëtari zyrtarizoi lidhjen me grimieren disa muaj më parë në rrjete sociale kur publikoi një foto me të para pasqyrës. Vajza nga Prishtina ishte pranë Cozman në çdo moment, pasi ata i lidhte bashkë edhe puna.
Megjithatë, dashuria për njëri-tjetrin duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi tashmë dyshja ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt.
“Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahëhapur dhe më ka mbështetur. Nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahem”, tha Fjolla pas ndarjes në një intervistë.

- Loredana dhe Mozzik
Është një nga historitë më interesante të botës së shoëbizit, ajo e Loredanës dhe Mozzik, të dy këngëtarë tashmë të famshëm.
Kanë me mijëra ndjekës si artistë dhe po kaq janë edhe fansat e lidhjes së tyre, të cilët duan t’i shohin çift, ashtu siç kanë qenë dikur, lidhje e cila kulmoi me sjelljen në jetë të fëmijës së tyre.
Po pse nuk gjen paqe Loredana dhe Mozzik? Pse ndahen dhe bashkohen pa fund? Përgjigjet mund të jenë të shumta, por njëra prej tyre mund të jetë fakti se ata vendosën shumë të rinj për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë.
Arsyeja e dytë mund të ketë të bëjë me famën, njerëzit shumë të famshëm mund të kenë vështirësi që t’i menaxhojnë mirë edhe karrierën edhe jetën personale në të njëjtën kohë, sidomos kur të dy janë nga bota e shoëbizit.
Por se si është e vërteta e këtij lëmshi që ata kanë krijuar në jetën e tyre, askush nuk e di. Ose siç shprehet Loredana, ndër të tjera, se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy anë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën”, thotë ajo.

- Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi
Ata janë ndër çiftet më të njohura shqiptare. Por rreth dy muaj më parë, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, u raportua se i kishin dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.
Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift.
Por, mes gjithë këtyre thashethemeve, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të pohuar apo mohuar lajmet.
Ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Amerikë me dy fëmijët e tyre, Shpëtim Saraçi është rikthyer në Shqipëri ku iu është dedikuar karrierës muzikore.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al
