31 Korrik, 2021

Nga arkitektura e muzika, Zaimina Vasjari bëhet specialiste e Ujësjellësve. U emërua për të “zgjidhur hallet” e Durrësit me ujë të pijshëm (Dokumenti)


Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

zaimina vasjari

Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës. Por prej datës 10 qershor ajo ka marrë përsipër që të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Prej disa  kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.

zajmina

© Panoramaplus.al