21 Tetor, 2019

Nga Arbana Osmani tek Jonida Shehu, pedagogia e njohur zbulon emrat e gazetarëve që i ka ngelur në klasë


E ftuar në emisionin e Luana Vjollcës mbrëmjen e së shtunës, pedagogia e njohur Iris Luarasi i është përgjigjur një pyetjeje që tërhoqi vëmendjen.

Ajo ka treguar emrat e disa studentëve të saj, të cilët tashmë i ka miq dhe kolegë, por që në kohën kur i ka pasur studentë i ka ngelur në klasë.

“Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë i kam ngelur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani”, ka rrëfyer ajo.

Emrat e përmendur, janë sot imazhe të njohur në botën e medias dhe televizionit, sikundër Arbana Osmani dhe Jonida Shehu, të cilat janë ndër moderatorët më të famshme dhe të dashura nga publiku.

-640-0-5dac5125f2bbf-640-0-5dac512e14d80-640-0-5dac536094b56

© Panoramaplus.al