Megi Pojani arrin të tërheqë gjithnjë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale, ku iu zbulon ndjekësve detaje nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Megi ka bërë një postim të këmbëve të saj krahas së cilit shkruan se nuk ofron imazhe të plota të këmbëve të saj pa para.

Më tej ajo publikoi një tjetër foto ku iu tregon ndjekësve “çmimin fillestar” për të parë fotot e plota të këmbëve të saj.

Megjithëse në kontekstin e shakasë, në Instagramin e saj kanë mbërritur oferta me shuma marramendëse që fillojnë nga 1000euro deri në 5 milionë. Vetë aktorja ka ndarë disa mesazhe në rrejtin social ku mes të tjerash në një ofertë prej 5000euro, ajo nuk harron të përmendë tërthorazi Endri Çekiçin. “Kemi 5k, ofertë tjetër para se të përplaset çekiçi?”- shkruan Megi.

Më tej krahas një fotoje të mesazheve që ka marrë me ofertat e ndjekësve, ajo shkruan: “Fatkeqësia jonë si komb është që kemi shumë llafe. Do postoj IBANIN. Aty ka vetgjyqësi dhe ndahet mashtruesi nga zotëri.”

Aktorja provokoi disa ditë më parë me postimin e saj në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçin. Çfarë bëri Megi?
Ajo publikoi një foto ku shihen dy filaxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Kjo ‘shashkë’ erdhi pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor.


Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike. Dhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, detaji i fundit i çiftit i ‘tradhtoi’ sërish ata dhe ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka një marrëdhënie. Ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe Endrin. Megi ka publikuar në InstaStory një foto ku pozon para pasqyrës së ashensorit por kjo nuk është hera e parë që modelja ka pozuar aty.
Në ashensor ka mbishkrime turke dhe detaje mozaike, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti.

Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor dhe në cep të fotos mund të vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit.


