Duket se Neymar vazhdon të jetë i lidhur me skandalet, me sulmuesin brazilian që ka marrë sërish vëmendjen e mediave për jetën e tij private.

Siç bën me dije “Mundo Deportivo”, 31-vjeçari është bërë pjesë e një përleshjeje në një klub nate në Rio de Zhaneiro.
Neymar ishte i shoqëruar nga e dashura e tij me barrë, Bruna Biankardi, teksa u përplas me një burrë dhe trazirat nuk munguan.
Ata u shtynë duke bërtitur me njëri-tjetrin dhe duke krijuar një situatë jo të këndshme për personat e tjerë të pranishëm, me forcat e sigurisë së klubit që u desh të ndërhynin për të qetësuar situatën.
Kujtojmë se disa ditë më parë futbollisti i kërkoi falje publike të dashurës shtatzënë Bruna Biancardi, pasi e tradhtoi. Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit, i cili ka një djalë 11-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, e konsideroi Bruna Biancardi “gruan e ëndrrave të tij”. Në deklaratën e postuar në Instagram, Neymar tha:
“Unë e bëj këtë për ty dhe familjen tënde. Të justifikosh të padrejtët, nuk ishte e nevojshme, por unë kam nevojë për ty në jetën tonë.
E pashë sa shumë ishe i ekspozuar, sa shumë vuajte gjatë gjithë kësaj dhe sa shumë dëshiron të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje.
Rrezikoj të them se dështoj çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës. Vetëm unë i zgjidh gabimet e mia në jetën time personale në shtëpi, në intimitetin tim me familjen dhe miqtë e mi.
E gjithë kjo goditi një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruaja që ëndërroja të ecte pranë meje, nëna e fëmijës tim, ka goditur familjen e saj. Unë nuk mund ta imagjinoj veten pa ty. Nuk e di nëse do do ia dalim, por sigurisht që dëshiroj ta provoj.
Qëllimi ynë do të mbizotërojë, dashuria jonë për fëmijën tonë do të fitojë, dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na forcojë. Unë të dua.”


