Partnerja e futbollistit të njohur, Neymar, Bruna Biancardi ka thyer heshtjen e saj pasi së fundmi në rrjet është bërë virale një video e sulmuesit duke u puthur me dy femra të ndryshme.

31-vjeçari është akuzuar se e ka tradhtuar sërish partmeren e tij shtatzënë, pas pamjeve që po bëjnë naming.
E së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i saj i parë në Instagram ku shprehej:
Duke iu drejtuar videove të publikuara së fundmi me ndjekësit në Instagram të mërkurën, ajo shkroi: “Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ndodhi dhe edhe një herë jam e zhgënjyer, por në fazën e fundit të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimet e mia janë të drejtuara tek vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë’.’
Çifti besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.
Megjithatë, ata njoftuan fundin e lidhjes në gusht 2022, përpara se të rindeznin romancën e tyre menjëherë pas.


