Nevina Shtylla duket se nuk do të jetë më prezantuese e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.

Moderatorja bukuroshe do të jetë sërish në të njëjtin televizion, por duke drejtuar tashmë programin “Në shtëpinë tonë”, bashkë me Florian Agalliun.

Mëngjesin e sotëm, Nevina njoftoi në profilin e saj në “Instagram” se shumë shpejt do ta shohim në programin “Në shtëpinë tonë”.

Shtylla ndau me ndjekësit momente gjatë xhirimeve të spotit të ri, ku ajo dhe Floriani shfaqen të shtrirë së bashku në shtrat. Moderatorja bëri tag emrin e emisionit “Në shtëpinë tonë”, duke lënë të kuptohet se prej shtatorit do ta shohim në këtë program.

Ndërkohë, vendin e Nevinës tek “Procesi”, pritet që ta zërë Ilda Bejleri, e cila u largua nga “Supersport”, dhe tashmë pritet ta shohim krah Edi Manushit në emisionin sportiv të së hënës.


