27 Gusht, 2022

“Neve s’na ndau as nata”! Ronela Hajati publikon videon emocionuese, kujt ia dedikon


Zyrtarisht jemi në javën e ditëlindjes së Ronela Hajatit.

Plot 33 vjeç mbush këngëtarja me datë dy shtator. Tani është bërë trend që kjo datë e rëndësishme për secilin të pritet madje dhe të festohet një javë rrjesht.

Në rastin e Ronelës, ajo është bërë nostalgjike duke u kthyer shumë pas në kohë kur ishte vetëm 4 vjeç. Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një video ku duket duke kënduar.

“Neve s’na ndau as nata! Meqenëse ka nisur java ime e ditëlindjes, këtu është Ronela 4 vjeç”, ka shkruar ajo krahas videos.

Kujtojmë që Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

© Panoramaplus.al