Një dokumentar i ri do të shfaqet shumë shpejt në Netflix, e cila tregon se si një gjyq për shpifje u bë një fiksim global.

“Depp kundër Heard” është një seri me tre pjesë që shqyrton rastin famëkeq të shpifjes midis yllit të “Pirates of the Caribbean” Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij, aktores Amber Heard . Gjyqi tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi një bujë të madhe si gjyqi i parë që është ndjekur nëpërmjet TikTok.
Duke shfaqur dëshmitë e dyshes, dokumentarët eksplorojnë ngjarjen globale të medias, duke vënë në pikëpyetje natyrën e së vërtetës dhe rolin që ajo luan në shoqërinë moderne.
Kur filluan seancat gjyqësore në prill 2022, TikTok u bë një pikë e nxehtë për memet dhe videot në dukje të pafundme pro Depp dhe kundër Heard rreth gjyqit, të cilat u transmetuan në CourtTV dhe media të tjera. Videot e shumta me hashtag #JusticeForJohnnyDepp kaluan 2 milionë pëlqime secila.

Disa postime shfaqën klipe audio nga gjyqi, duke përfshirë komentin e Heard për qenin e saj duke shkelur një bletë. Më shumë se 450 video të TikTok në dukje talleshin me Heard me një editim të deklaratës së saj.
Videot e TikTok vlerësuan gjithashtu avokaten e Depp, Camille Vasquez, me disa që bënin tifo për Vasquez në publik dhe të tjerë postonin video të avokates. Në një postim tjetër, një përdoruese e TikTok shfaqi tatuazhin e saj të frymëzuar nga Vasquez.
Çështjet e shpifjeve mes Depp dhe Heard pati një mbyllje disi të çuditshme në verën e vitit 2022, me jurinë që e shpalli fajtore për shpifje Amber, por gjithashtu i dha asaj 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj.
Fitorja e Depp në sallën e gjyqit ndaj Heard u pa nga ekspertët ligjorë jo vetëm përmes situatave dramatike në sallën e gjyqit, por edhe nga ndikimi që do të kishte verdikti i jurisë tek publiku.

Emma Cooper, producentja e dokumentarit në një intervistë për Rolling Stone tregoi:
“Unë mendoj se ky rast është prova e parë që tregoi se sa i tmerrshëm mund të jetë dhe sa i rrezikshëm është presioni i audiencës së mediave sociale, por nuk mendoj se me këtë rast mund të argumentojmë se ‘xhindin’ duhet ta fusim përsëri në shishe”.
“Është ironike që një gjyq për shpifje mund të shkaktojë kaq shumë shpifje flagrante jashtë tij. TikTok-u bëri që një çështje serioze dhe intime njëkohësisht siç është abuzimi dhe dhuna në një marrëdhënie “të luhej” si një sport për të argëtuar turmën. Ky gjyq e ka bërë më të qartë se kurrë se një kulturë e adhurimit toksik ka helmuar trurin tonë.”, thonë ekspertët.


