27 Korrik, 2023

Netflix krijon dokumentar lidhur me gjyqin e divorcit të Johnny Depp dhe ish-partneres së tij Amber Heard!


Johnny Depp dhe Amber Heard bënë buj të madhe me betejën e tyre ligjore në kontekstin e një padie për shpifje të ngritur nga Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij.

Rasti mori përmasa të mëdha, pamjet e provës arritën në të gjithë botën përmes platformës TikTok dhe sigurisht një ngjarje e tillë nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së Netflix , i cili krijoi një dokumentar të lidhur, traileri i të cilit sapo është publikuar.

Gjyqi u zhvillua në Fairfax County, Virxhinia, zgjati gjashtë javë dhe zbuloi shumë detaje rreth marrëdhënies personale të çiftit.

Depp i kërkoi gruas së tij shumën prej 50 milionë dollarësh si dëmshpërblim për një tekst që kishte shkruar në gazetën Washington Post në vitin 2019.

Emri i aktorit nuk përmendej në artikullin që kishte të bënte me dhunën në familje, por ai vendosi Heard u urdhërua fillimisht të paguante shumën prej 15 milionë dollarësh.

Çështja nuk ka mbërritur në Gjykatën e Apelit, pasi Heard ka vendosur të ndërpresë procesin gjyqësor nga ana e saj, por kjo nuk do të thotë, sipas saj, se ajo është dakord me vendimin.

Pas përfundimit të gjyqit Heard u zhvendos me fëmijën e saj në Spanjë , ndërsa Depp u kthye në tapetin e kuq, konkretisht në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë.

Më poshtë mund të shihni trailerin e dokumentarit që do të ketë premierë më 16 gusht

© Panoramaplus.al